E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Berisha takon kreun e PAD-së



Demokratët dhe aleancistët e Neritan Cekës do të hyjnë si koalicion i përbashkët në zgjedhjet e reja të 28 qershorit. Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, zhvilloi një takim në selinë e qeverisë me z. Neritan Ceka, kryetar i Partisë Aleanca Demokratike.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral mes dy forcave politike. Kryetari i PDSH-së, Berisha, dhe ai i PAD-së, Ceka, dolën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleatë elektoralë dhe në qeverisjen e vendit. Të dyja personalitetet politike theksuan se kjo erdhi si një domosdoshmëri që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike.

Ky takim u zhvillua në mirëkuptim dhe bashkëpunim të plotë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›