E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Mediu: Votat të përcaktojë fatin e çdo partie



“Qeveria, përgjegjësi për vijimin e reformave”

“E djathta, koalicion me baza institucionale”

Republikani Fatmir Mediu bën thirrje për ndërtimin e një koalicioni të djathtë ku vota e shqiptarëve të përcaktojë peshën e çdo subjekti politik. Në shërbim të kësaj ai apelon për miratimin sa më parë të Kodit Zgjedhor, duke insistuar për transparencë të plotë të procesit. Në kushte të tilla, kreu republikan sugjeron partitë e koalicionit që të bashkëpunojnë në mënyrë institucionale, për të sanksionuar përgjegjësitë qeverisëse në të gjitha nivelet, por dhe bashkëpunimin elektoral dhe ndërtimin e një koalicioni, ku vota e shqiptarëve të përcaktojë peshën e çdo subjekti’’. Në kuadrin e organizimit të Partisë Republikane për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2009, u zhvillua takimi i Asamblesë Rajonale të qarkut Lezhë, ku ishte prezente kryesia dhe grupi parlamentar i PR-së. Në fjalën e tij kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, vuri theksin mbi zhvillimet e rëndësishme që po kalon Shqipëria.

Kreu republikan vuri në dukje se qeveria e koalicionit të djathtë ka jo vetëm meritën për reformat e ndërmarra për integrimin në BE, ftesën e anëtarësimit dhe anëtarësimin e plotë në NATO, por dhe përgjegjësinë konkrete për të vazhduar me këmbëngulje në bashkëpunimin me shqiptarët dhe gjithë politikën dhe reformat e thella në shërbim të vendit’. Z.Mediu mbështet reformat e ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Berisha, por ai apelon për unifikim të qëndrimeve të mazhorancës në çështjet kryesore që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me proceset integruese të vendit tonë. Ai kërkon thirrjen e tryezës së partive të djathta dhe institucionalizimin e përpjekjeve për një fitore të së djathtës në zgjedhjet e reja parlamentare të 2009-ës. Prej muajsh PR-ja është përfshirë nga ristrukturimi i asambleve kombëtare në bazë për të vijuar më pas rifreskimin në qendër të partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›