Shifrat konfirmojnë rënie të kostos së jetesës, por shtrenjtohen ushqimet
10/03/2009 INSTAT: Inflacioni në muajin shkurt ishte 1,9 për qind
Instituti i Statistikave ka publikuar shifrat për inflacionin e muajit të shkuar. Sipas të dhënave të këtij institucioni, konfirmohet një rënie e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë. Rënia e treguesit të inflacionit është prej 1,7 për qind, pasi në muajin shkurt ky tregues arriti në 1.9 për qind. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë ky tregues ishte 3,6 për qind. Ndërkaq, krahasuar me muajin janar, të dhënat e INSTAT-it kanë raportuar për një rritje të çmimeve në produktet ushqimore. Kjo rritje në raport me muajin e mëparshëm ishte 1.6 për qind. “Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2009 arriti 103.3 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007, duke shënuar një rritje prej 0.7 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm”, - theksuan burime zyrtare të Institutit të Statistikave. Ajo që vihet re është një shtrenjtim në disa artikuj ushqimorë. Kështu, indeksi i grupit “ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 1.6 për qind, me një ndikim prej 0.6 për qind në totalin e ndryshimit mujor. “Brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 6.2 për qind vërehet në nëngrupin zarzavate përfshirë patatet. Indeksi në nëngrupin “Fruta” shënoi një rritje prej 4.9 për qind, ndërsa çmimet e disa frutave pësuan ulje gjatë muajit shkurt, si çmimi i limonëve me 5.0 për qind dhe portokallieve me 2.8 për qind”, - thanë të njëjtat burime. Por efektet e krizës ekonomike globale që kanë nisur të ndihen edhe në vendin tonë kanë sjellë një pamundësi për të përballuar shtrenjtimin e kostos së jetesës. Rrjedhimisht kjo është reflektuar edhe në një stepje të konsumatorëve për të blerë sidomos disa mallra që konsiderohen si mallra luksi. Një prej këtyre grupeve ku është ndier ky efekt është grupi “veshje dhe këpucë”. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ky grup shënoi një ulje në muajin shkurt prej 0.2 për qind, me një ndikim prej -0.01 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Sipas të njëjtave burime, indeksi i grupit “transport” shënoi një rritje prej 0.3 për qind. Por në të kundërt, gjatë shkurtit duket se ulja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare ka sjellë një ulje prej 1.5 për qind në tregun vendas. Po kështu edhe çmimi i benzinës ka pësuar ulje prej 1.6 për qind.