Banka e Shqipërisë ndryshon programin monetar
13/04/2009 Këshilli Mbikëqyrës
Këtë javë pritet që në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të miratohen disa ndryshime në programin monetar. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Bankën e Shqipërisë, gjatë mbledhjes së radhës do të diskutohet projekti për disa ndryshime në programin monetar për vitin 2009, si dhe projekti për disa ndryshime në strukturën organizative të bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, pritet të ketë edhe një shtesë në planin e investimeve të bankës për vitin 2009. Gjatë këtij viti ka nisur rikonstruksioni i ambienteve të këtij institucioni, i cili do të zhvillohet në disa faza. Këshilli Mbikëqyrës do të diskutojë edhe një informacion mbi strukturën dhe gjendjen e parasë në qarkullim në fund të vitit 2008 dhe parashikimi për vitin 2009, si dhe informacioni mbi përfundimin e projektit “Programi i vlerësimit të biznesit për sistemin SWIFT në Bankën e Shqipërisë” dhe një informacion “Mbi ecurinë e rezervës valutore dhe të portofolave të investimeve për muajin shkurt të vitit 2009”.
Më pak para në treg
Në tregun shqiptar do të qarkullojnë më pak para gjatë vitit 2009. Aktiviteti ekonomik është në rënie dhe sipas parashikimeve, bankat do të japin më pak para për bizneset dhe për individët. Aq më të pakta do të jenë dërgesat nga emigrantët për familjet, apo niveli i eksporteve, që do të çojë në një situatë aspak optimiste. Ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili bëri publike sfidat e qeverisë dhe të vetë Autoritetit Mbikëqyrës gjatë raportimit javën e kaluar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. “Duhet kujdes për shpenzimet. Nuk duhet të pranojmë asnjë lloj neglizhence në rritjen e shpenzimeve dhe të jemi të kujdesshëm për të ardhurat. Ka informacion se situata ndërkombëtare nuk është e pëlqyeshme”, - tha Fullani.