Zgjedhjet, Xhufi: Dialogu me PS, një zhvillim pozitiv
Nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, brenda përpjekjeve të tij për të mbajtur konfidencial takimin me përfaqësuesit socialistë, shprehet për gazetën “Panorama” se nuk do të tolerohet në këtë diskutim arritja e një korrektimi të sistemit proporcional rajonal si dhe përbërja e komisioneve gjithëpërfshirëse zgjedhore.
Aristir Lumezi
Sipas tij, retorikat mediatike kanë pasur në qendër të tyre aferat korruptive të qeverisë së maxhorancës me të gjithë individët e përfshirë në to.
Zoti Xhufi, sot është zhvilluar një takim me përfaqësues të PS-së e LSI-së. Shënon ky takim “shkrirje akulli” në marrëdhëniet e ngrira mes dy partive?
Ishte një takim në përgjigje të kërkesës që ne i kemi bërë PS-së prej shumë kohësh, dhe në këtë aspekt është një zhvillim pozitiv dhe unë mendoj se për të ardhmen ky dialog duhet të vazhdojë për të arritur rezultate konkrete. Do të ketë shumë rëndësi që të ketë një qasje pozitive, principiale për Reformën Zgjedhore. Ne gjykojmë këtë proces gjithëpërfshirës, ku të mbizotërojë transparenca e plotë. Deri tani me reformat nuk është ecur në këtë hulli, përkundrazi ka pasur devijime të frikshme dhe mjafton të kujtojmë ndryshimet kushtetuese të 21 prillit, ku ndër këto kishte edhe nene që kanë të bëjnë posaçërisht me procesin zgjedhor. Nëse do të kishim përfshirjen e të gjithë faktorëve në diskutimin për Kodin Zgjedhor, atëherë kjo mund të ishte një premisë pozitive për të vazhduar dialogun në mënyrë konstruktive, që do të na çonte në zgjidhjen e disa nyjave të Kodit të ri Zgjedhor, për të cilin ne gjykojmë se do të mund të ndreqte disa gjëra nga ato që u prishën në 21 prill dhe që kanë të bëjnë me përbërjen e komisioneve, duke filluar nga KQZ-ja, në krijimin e infrastrukturës së nevojshme për një votim dhe numërim vote transparente dhe natyrisht dhe për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me përpjekjen për të afruar sa më shumë modelin zgjedhor të votuar nga PD dhe PS, pra proporcionali rajonal i tipit spanjoll, për ta afruar atë me frymën e proporcionalit në kod. Kjo nuk kërkohet vetëm nga LSI-ja, por dhe nga partitë e tjera.
Cilat ishin parashtrimet tuaja në lidhje me Kodin e ardhshëm Zgjedhor në takimin e sotëm me përfaqësuesit e PS-së?
Në këtë takim nuk pati një trajtim të çështjeve të veçanta, nuk hymë në detaje, por ajo që ne kërkuam përsa i përket korrektimit të modelit proporcional rajonal, për të cilin pati dhe një reagim të ngjashëm nga përfaqësuesit e PS-së, mendojmë se është një çështje fondamentale, që ka të bëjë me vlerësimin e çdo vote të shqiptarëve dhe jo në asgjësimin e votave të një apo shumë votuesve, siç do ndodhte nëse do zbatohej përpikmërisht modeli spanjoll. Natyrisht ne thamë idetë tona që kanë të bëjnë me formatimin e komisioneve zgjedhore, ne insistuam që komisionet të jenë vendi ku do të krijohet mundësia, por një votim të drejtë, korrekt dhe për një numërim korrekt të votës. Për këtë duhet gjetur mënyra e organizimit sa më të mirë edhe në kushtet kur KQZ-ja ka dalë jashtë Kushtetutës.
Përbërja e komisioneve zgjedhore sipas variantit të PS-së mbetet dypartiake dhe një përfaqësues nga bota juridike?
Ata, thashë nuk na paraqitën ndonjë ide rreth këtyre komisioneve, por duke qenë një takim konfidencial, unë nuk dua të bëj publik draftet e paraqitura. Ne do të presim që projektet të jenë më të detajuara dhe përfundimtare për të paraqitur dhe objeksionet tona rreth propozimeve të tyre.
Ju shpreheni për korrektim të proporcionalit dhe kjo ka të bëjë me barazimin e numrit të votuesve për çdo rajon apo prag kombëtar?
Këtu bëhet fjalë për të korrektuar modelin. Modeli është proporcional rajonal, i cili nëse do të zbatohet në formën e tij spanjolle do të sillte amullimin e një mase të madhe të votave të shqiptarëve. Dhe këtu do të ketë rajone ku një parti apo një koalicion i caktuar do të mundë të arrijë një numër shumë të lartë votash, por meqenëse aty pragu do të jetë gjithashtu shumë i lartë, atëherë këto vota që mund të jenë disa mijëra, nuk do të vlerësohen dhe do të “digjen”. Për të evituar këtë gjë që është një lloj “dushku” të institucionalizuar, ka një ide, që ne e kemi shprehur, për të bërë atë që quhet korrektim, qoftë kombëtar apo dhe rajonal. Kjo do të varet edhe nga debati i interlokutorëve të tjerë, të majtë apo dhe qëndrimet e partive të djathta.
Pas këtij takimi mendoni se do të ketë një vazhdim të dialogut mes dy partive të majta dhe rikthim të tryezave opozitare?
Kjo do të ishte një gjë krejt normale dhe është fatkeqësi që kjo nuk ka ndodhur në një moment kur janë kaluar ligje kushtetuese, të cilat do të kenë efekte në zhvillimet e ardhshme në Shqipëri. Kjo do të jetë një fatkeqësi e madhe, që do të duhet t’i bindë ata që insistuan në zgjidhjen e kësaj përqasje përjashtuese dhe bipolare, duhet të reflektojnë për të krijuar një qasje tjetër ndaj problemeve të rëndësishme të vendit, siç janë reformat. Kështu që në këtë aspekt pritet një reflektim nga PS-ja, ne kemi qenë iniciatorë për të organizuar këto tryeza, por ne shpresojmë se këto do të vazhdojnë.
Pas këtij takimi, si e poziciononi të ardhmen e KQZ-së, si një organ i pavarur apo në varësinë e ekzekutivit?
Ne e kemi tashmë idenë tonë, pavarësisht se KQZ-ja u hoq nga Kushtetuta dhe në gjykimin tonë kjo ishte krejt e parakohshme dhe ne do insistojmë që KQZ-ja të jetë një institucion i pavarur, por këtë varësi institucionale nga Kryeministria apo Ministria e Brendshme. Përsa i takon kompozimit të saj, ne do të insistojmë me forcë që të mos zhbëhet ai rezultat që u arrit në betejën që ne kemi bërë dy vjet më parë ndaj atentatit të zotit Berisha, që donte të hiqte një përfaqësues të së majtës në këtë forum. Ai duhet të mbetet, sepse ai është garanci për integritet në sjelljen e këtij institucioni, por dhe një garanci për garantimin e votës të së majtës.
Zoti Xhufi, pas takimit tuaj kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e dialogut brenda tryezave e takimeve dhe jo përmes retorikave mediatike. Cili do jetë qëndrimi juaj i mëtejshëm?
Kjo e jona realisht nuk ka qenë një retorikë. Ne kemi bërë në shtyp deklarata shumë serioze, duke u nisur nga shqetësimi i madh që ne kemi për vazhdimin e një rruge, e cila i ka futur reformat në vendin tonë në një rrugë pa krye. Pra, kritikat tona ndaj kujtdo, si ndaj qeverisë ashtu dhe PS-së kanë qenë për reforma. Kritikat tona dhe opozita jonë e ashpër ka qenë e ashpër ndaj qeverisë ndaj fakteve të ndryshme korruptive që dalin çdo ditë dhe këtë ne do ta bëjmë në vazhdimësi. Ne do të kritikojmë dhe do denoncojmë edhe para faktorit ndërkombëtar qeverinë e Sali Berishës për veprat e korrupsionit që ndodhin çdo ditë dhe do të përfshijmë në këtë “retorikë” tonin edhe të gjithë ata që janë implikuar në këto afera korruptive, pavarësisht se kush janë.
Takim PS-LSI, marrëveshja ende larg
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u takuan dje pas rreth 10 muajsh mungesë takimesh zyrtare të tyre.
Aristir Lumezi
Kryetari i grupit të deputetëve të LSI-së, Pëllumb Xhufi dhe kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj dhe nga ana tjetër, dy anëtarët e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Fatmir Xhafaj dhe Spartak Braho, janë ulur në një tryezë me qëllim reformën zgjedhore. PS-ja iu përgjigj vetëm dje kërkesës së përsëritur të LSI-së, por dhe të PDS-së, për një tryezë institucionale me krerët e partive opozitare. Por edhe pse deklaratat e pas takimit nuk japin asnjë imazh të qartë të asaj që është vendosur, nga të dy palët shprehet rezervë për një bashkëpunim institucional të qëndrueshëm për Reformën Zgjedhore. Në fund të takimit, të dyja palët nuk kanë lënë asnjë vazhdimësi të këtij dialogu, ku PS-ja nga ana e saj shprehet se Braho dhe Xhafaj, si anëtarë të Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, kanë të gjitha hapësirat të komunikojnë në këtë komision. Kjo tregon se bashkëpunimi mes dy partive është ende larg. Korrektimi i sistemit zgjedhor dhe përbërja e komisioneve zgjedhore pritet të jetë guri i provës për PS-në për të vendosur bashkëpunimin mes këtyre dy partive. Kjo do të përbëjë, sipas LSI-së, edhe një ndreqje të gabimit të 21 prillit të PS, që në bashkëpunim me PD-në realizuan ndryshimet kushtetuese. LSI shprehet se nuk do të tolerojë që votat e shqiptarëve të mos jenë të vlefshme. Kjo mund të realizohet vetëm përmes një pragu kombëtar ose rajonal. Socialistët nga ana e tyre mbështesin pragun natyral që krijon sistemi proporcional rajonal, i cili lëviz nga 30 për qind deri në 3.5 për qind. Ndërsa LSI, edhe pse është shprehur për një prag më të lartë se 5 për qind në të gjithë vendin, kërkon që votat e partive të vogla të numërohen në bazë të një korrektimi që mund t’i bëhet sistemit. Duket se qëllimi i PS-së është që, siç shprehen dhe eksponentë të saj, të krijojë koalicione të përbëra, për të marrë maksimumin e votave të shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës. Në këto koalicione, çdo parti do të luftojë për votat e saj dhe të gjitha bashkë nën çadrën e një koalicion të madh për të mos humbur asnjë mandat deputeti. Por klima e kohëve të fundit, mes PS dhe LSI e mban larg një realizim të tillë bashkëpunimi. Por pas një ftohje kaq të gjatë dhe kritikash të ashpra të LSI-së për bashkëpunim të kryetarit të PS me Kryeministrin Berisha edhe për çështje të hapësirave urbane në Tiranë, asgjë nuk duket e qartë nga të dyja palët.
Deklaratat
Pas takimit me LSI-në, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj u shpreh se, “PS-ja është për ndryshime dhe bërjen e një kodi elektoral, i cili demokratizon sistemin”. “Kemi diskutuar sigurisht për çështje politike që kanë të bëjnë me koalicionin, duke hedhur dhe opsionin që ne kemi përsa i përket koalicionit të përbërë, si dhe përsa i përket çështjes së administrimit të zgjedhjeve dhe ne jemi për principin e një administrimi jo politik, natyrisht duke mos ia lënë këtë administrim jo politik qeverisë e cila nuk ka kredibilitetin dhe garancinë e nevojshme për të menaxhuar një proces të pastër dhe të ndershëm”, tha Leskaj.
Përfaqësuesit e PS, takime edhe me Gjinushin dhe Milon
Pas takimit të djeshëm me përfaqësuesit e LSI-së, selia rozë do të nisë që sot takimet dhe me përfaqësuesit e partive të tjera opozitare. Sot kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fatmir Xhafaj, do të takohen me kryetarin e PSD-së, Skënder Gjinushi. Temat e këtij takimi do të jenë ato që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor, për të cilin PS-ja ka tashmë një draft të përpunuar. Para paraqitjes së këtij drafti në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, socialistët do të marrin edhe mendime nga aleatët e tyre natyralë. Por mësohet se edhe Leskaj ka kërkuar takim dhe me kreun e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Por Milo, i cili ndodhet larg Tiranës në jug të vendit, ka mirëpritur ftesën për këtë takim, por do të takojë përfaqësuesit socialistë javën e ardhshme. Milo, ashtu si dhe përfaqësuesit e LSI-së, kanë kërkuar vazhdimisht nga Partia Socialiste mbledhjen e tryezave të partive opozitare për çështje të rëndësishme, siç ishin përcaktimi i sistemit zgjedhor, por dhe ndryshimet e tjera kushtetuese. Ende nuk dihet nëse PS-ja i ka dërguar ftesë për takim kryetarit të PAD-së, Neritan Ceka, i cili është pjesë e koalicionit “E majta për Integrim”, pasi ai rezulton ta ketë të mbyllur telefonin e tij celular. Në takimin e sotëm me Gjinushin, socialistët do të paraqesin draftin e tyre për Reformën Zgjedhore, kryesisht për komisionet zgjedhore, por dhe të ardhmen e KQZ-së. Por më parë Gjinushi, nga ana e tij, ka kërkuar që të ketë një korrektim të sistemit zgjedhor, ku partitë të jenë të barabarta në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Por nga ana e saj, PSD ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme të 2009-ës, vendim ky i marrë nga kryesia e saj, pas refuzimit nga ana e PS-së të krijimit të federatës së majtë. a.l.