Zgjedhjet lokale? Jo pengesë
Opinioni
Zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do të jenë pengesë për dhënien e një opinioni nga ana e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Kjo u konfirmua nga komisioneri i KE-së për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili theksoi se nuk do të priten zhvillime të tjera specifike për dhënien e një opinioni. Por sipas komisionerit, pas dhënies së opinionit, procesi nuk do të mbarojë, por do të jenë strukturat e tjera të BE-së të cilat do të japin qëndrimin e tyre në lidhje me kërkesën e Shqipërisë, siç është edhe Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.
#