Nis hipotekimi i objekteve informale
10/04/2009 Pas marrjes së lejes së legalizimit nis puna për regjistrimin në ZRPP. Të parat Vlora e Tirana
Gazeta publikon skemën e plotë se si do të jepen tapitë e para për qytetarët
Gati hipotekimi i objekteve të legalizuara në të gjithë vendin. Pasi janë pajisur me lejen e legalizimit dhe pasi kanë paguar detyrimet për llogari të Agjencisë së Legalizimit, poseduesit e objekteve tashmë në tregun formal të ndërtesave do të pajisen edhe me dokumentin e regjistrimit, që merret në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Burime zyrtare pranë zyrës qendrore të Agjencisë së Legalizimit bënë të ditur për gazetën “Metropol” se ky proces është drejt përfundimit për kryeqytetin, por edhe në qytete të tjera.
Shpërndarja
Brenda kësaj jave nis shpërndarja e tapive për objektet e legalizuara për Tiranën. Në kryeqytet janë më shumë se 1378 objekte që janë përfunduar dhe të gatshme për t’u pajisur me lejen e legalizimit, pasi u janë bërë matjet në terren. Sipas të dhënave të Agjencisë së Legalizimeve, ky numër objektesh të gatshme për të marrë dosjen me të gjitha të dhënat, përfshirë edhe lejen e legalizimit, është 4504 në të gjithë vendin. Ndërsa më shumë se 12297 objekte të tjera janë në proces për t’u përfshirë në leje legalizimi. Kjo do të thotë se ato duhet të vijnë zyrtarisht nga agjencitë rajonale dhe të marrin miratim në Këshillin e Ministrave. Burimet zyrtare të ALUIZNI-t thanë për gazetën “Metropol” se procesi i shpërndarjes së tapive të para është gati në qytetin e Vlorës dhe disa qytete të tjera, ku ka përfunduar edhe shlyerja e detyrimeve nga ana e qytetarëve.
Hipotekimi
Ligji parashikon që brenda një afati prej dy javësh nga marrja e lejes së legalizimit janë vetë zyrat rajonale të Agjencisë së Legalizimit që çojnë dosjet pranë zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në këto zyra 6-7 punonjës merren posaçërisht me verifikimin e të dhënave të dosjeve të legalizimit. Pas verifikimit të të dhënave, nëse nuk vihet re asnjë parregullsi apo mbivendosje, kjo zyrë regjistron objektin, duke e bërë atë të vlefshëm për tregun dhe sistemin bankar. Dosja përkatëse, sipas procedurave, plotësohet edhe me dokumentin e regjistrimit të objektit. Kjo dosje u përcillet përsëri zyrave të Agjencisë së Legalizimeve. Këto të fundit do të pajisin qytetarët me tapinë e objektit, qoftë dyqan, apartament apo pallat.
Detyrimet
Më shumë se 600 milionë lekë janë shlyer deri tani nga qytetarët që kanë pasur ndërtime të paligjshme dhe kanë qenë pjesë e procesit të legalizimit. Shlyerja e detyrimeve është një proces që varet tërësisht nga vullneti i qytetarëve. Për ato objekte që tashmë janë kualifikuar për të marrë lejen e legalizimit, qytetarët mund paguajnë menjëherë dhe në këtë rast aplikohet një zbritje prej 20 për qind të detyrimit, prej rreth 800 mijë lekë, duke marrë parasysh që detyrimet për një objekt arrijnë në rreth 4 milionë lekë të vjetra, me çmimet e tregut. Sipas ligjit, nga të ardhurat që do të mblidhen prej procesit të legalizimit 80 për qind do të shkojnë për të kompensuar ish-pronarët pronat e të cilave janë zënë nga banorët që kanë ndërtuar në këto troje. Ndërsa 20 për qind e të ardhurave të mbledhura do të shkojnë për të financuar planet rregulluese të këtyre zonave.
Tirana
Rreth 40 dosje janë çuar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për regjistrim fillestar në Tiranë. Ndërsa në rrethe ky numër është më i vogël nga 10-15 dosje. Drejtues të Agjencisë së Legalizimeve kanë pohuar se pas marrjes së lejes së legalizimit kusht është vetëm pagesa e detyrimeve financiare. Ato janë të përcaktuara për 300 deri në 500 metra katrorë në Tiranë dhe në rrethet e tjera deri në 4 milionë lekë të vjetra. Nëse ka probleme ose pasaktësi, ZRPP-ja nuk i drejtohet qytetarit, por ALUIZNI-t. Deri tani ka nisur puna në ZRPP, e cila është duke përgatitur procedurën përkatëse. Këto dosje shumë shpejt do të marrin edhe kartelën e pronësisë, duke u bërë kështu tërësisht pjesë e tregut formal.
Pallatet
Në të gjithë vendin ka nisur ndarja e titujve të pronësisë për 6620 apartamente, dyqane dhe garazhe, për të cilat tashmë është përgatitur leja e legalizimit dhe vazhdojmë në mënyrë intensive procedurat e kalimit të pronësisë në qeveri. Edhe këta ndërtues pallatesh, pasi të kenë paguar detyrimet e tyre financiare, mund të bëhen pjesë e procesit të marrjes së tapive. Pas regjistrimit të pallateve në ZRPP, qytetarët mund të nisin hipotekimin e apartamenteve. Njëkohësisht kjo agjenci po azhurnon territoret e tjera, të cilat janë 30-35 për qind të paazhornuara. Mjafton që qytetarët të paguajnë detyrimet sipas ligjit brenda këtyre 3 vjetve.