E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2009, do të jetë i vështirë për shqiptarët!

10/04/2009  Flet në Shkodër guvernatori Fullani: nuk do të ketë rritje ekonomike, por sistemi banka është i sigurt

SHKODER- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i ftuar në në një konkurs mes shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës ka theksuar dhe një herë se ky vit do të jetë mjaft i vështirë për shqiptarët.

Kriza

Gjatë një prononcimi para nxënësve të shkollave të mesme të Shkodrës , Fullani theksoi se Shqipëria asnjëherë nuk ka prodhuar krizë ekonomike. Nga ana tjetër guvernatori Fullani vuri në dukje se kriza ekonomike globale do të krijojë probleme ndaj dhe viti 2009 do të jetë i vështirë për vendin tonë. Më pas guvernatori Fullani sqaroi të pranishmit në aktivitet se qëllimi i Bankës së Shqipërisë është sigurimi I rritjes ekonomike në mënyrë të qëndrueshme. Më pas guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani vuri ne dukje se problemi kryesor me të cilin do të përballet ekonomia shqiptare gjatë këtij viti në vijim është mungesa e likuiditetit dhe shtrëngimi i kushteve të aktivitetit ekonomik. Ana më pozitive e prononcimit të Fullanit ishte garancia që dha për sigurinë e sistemit bankar shqiptar, pasi nuk është prekur nga kriza financiare botërore. Guvernatori Fullani nënvizoi faktin se Shqipëria do të influencohet nga kriza globale ,pasi është një vend ku funksionon tregu i qarkullimit të lirë të parasë ,ndërkohë që është dhe i përfshirë eksport-iportin e mallrave me vendet e prekura nga kriza.

“ Shqipëria nuk është një vend që prodhon krizë ,por përkundrazi ka prodhuar stabilitet. Shqipëria është një vend I integruar ashtu si vendet e tjera të BE-së , Bullgaria, Polonia, Cekia etj. Kjo e bën që padiskutim të jemi të prekur nga kriza .Ne jemi të hapur me import –eksportet , kemi qarkullim monetar nga emigrantët të cilët jetojnë dhe punojnë në vende që janë përfshirë në krizë. Gjithsesi kriza do të ndihet vetëm në nivelin e rritjes ekonomike, do të kemi ulje në nivelin e rritjes ekonomike. Konkursi mes shkollave të mesme të Shkodrës u organizua në kuadër të programit “Banka Qëndrore në jetën e përditshme” ,nisëm kjo Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me drejtoritë rajonale arsimore.

RREZIKU

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani vuri ne dukje se problemi kryesor me të cilin do të përballet ekonomia shqiptare gjatë këtij viti në vijim është mungesa e likuiditetit dhe shtrëngimi i kushteve të aktivitetit ekonomik. Ana më pozitive e prononcimit të Fullanit ishte garancia që dha për sigurinë e sistemit bankar shqiptar, pasi nuk është prekur nga kriza financiare botërore.

KËSHILLAT

Sistemi bankar nuk është i rrezikuar, përkundrazi është i sigurt. Shqipëria nuk është vend që prodhon krizë. Kemi marrë masa të forta, kemi vendosur rregulla të forta . Falë këtyre masave që janë marrë ,kriza nuk do të ndihet në sistemin bankar. Ministria e Financave nuk duhet të rrisë shpenzimet qeveritare,dhe të ruajë nivelin e rritjes se pensioneve si dhe të sigurimeve shoqërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›