E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet parlamentare, prova më e madhe e Shqipërisë

Presidenti Topi takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Zhoao Soares

Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi sotse "zgjedhjet e 28 qershorit janë prova më e madhe për Shqipërinë", dhe në këtë drejtim, vlerësoi se "ato do të përcaktojnë një hap të mëtejshëm të Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane". Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Kreu i Shtetit priti sot në Pallatin e Brigadave, Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Zhoao Soares, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë. Duke u ndalur te zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Presidenti Topi vlerësoi kontributin e OSBE-së, që edhe në të kaluarën ka qenë mjaft e rëndësishme për forcimin e institucioneve në Shqipëri. Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së vuri në dukje se "Shqipëria ka arritur të përmirësojë rregullat demokratike". Organizata jonë, tha z. Soares, " i ndjek me shumë vëmendje të gjitha proceset në Shqipëri, nëpërmjet ambasadorit Bosh” Ai siguroi për gatishmërinë e vazhdueshme të OSBE-së për të asistuar Shqipërinë në proceset e saj demokratike, si dhe vlerësoi rolin mjaft të rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, veçanërisht për çështjen e Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›