“PD-PS të përdorin tone të buta”
04/12/2009 Ambasadori i OSBE-së apelon palët për dialog të qëndrueshëm
Transparenca, Bosh: ICT e dobishme vetëm në duart e deputetëve që punojnë fort
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosh, apeloi dje për dialog të qëndrueshëm mes partive politike në vend, referuar toneve të ashpra të përdorura mes tyre gjatë këtyre ditëve të fundit. Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë u kërkoi palëve të përdorin tone të zbutura në deklaratat politike ndaj njëri-tjetrit dhe për këtë të zgjedhin foltoren e Parlamentit. “Ka ardhur koha që të shohim një dialog politik të qëndrueshëm, por sigurisht në Parlament. Po ashtu ka ardhur koha që të dyja palët të afrohen me njëra-tjetrën, por duke përdorur një gjuhë më të butë”, - tha Bosh në përgjigjen e tij të shkurtër ndaj interesit të medies. Një javë më parë dy krerët e partive kryesore nisën një betejë deklaratash të acaruara mes tyre dhe veçanërisht ndaj jetës personale të secilit. Kjo betejë u vijua nga deputetët e secilës parti, ku ata të Partisë Demokratike kanë përdorur të njëjtat akuza që përdori lideri i tyre, kryeministri Sali Berisha, në seancën e 26 nëntorit ndaj jetës personale të kreut të PS-së Edi Rama. Ndërsa ata të kampit rozë ndoqën shembullin e liderit të tyre: duke këmbëngulur për betejën e tyre politike për hapjen e kutive të votimit ose zgjedhje të parakohshme si e vetmja zgjidhje. Deklarata e Bosh është e para që është dhënë nga një përfaqësues ndërkombëtar për këtë çështje. Diplomati i OSBE-së mori dje pjesë në seminarin e rajonal të sekretarëve të përgjithshëm të parlamentarëve të Ballkanit Perëndimor, aktivitet i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është duke ndihmuar në krijimin e qeverisjes elektronike në Parlament. Ai tha se teknologjia e informacionit dhe komunikimit (ICT) është bërë një mjet thelbësor në procesin ligjvënës, në mbikëqyrjen e qeverisë dhe komunikimin me publikun. Por e vetme ajo nuk mund të bëjë një parlament demokratik dhe modern, por është e dobishme vetëm në duart e deputetëve. “ICT është e dobishme vetëm në duart e deputetëve që janë të gatshëm të punojnë fort, me një frymë transparence dhe llogaridhënieje për të mirën e mbarë publikut. Të gjithë deputetët duhet t’i përkushtohen miratimit të legjislacionit të nevojshëm për përmbushjen e standardeve për integrimin në BE. Të gjithë deputetët duhet t’i përkushtohen informimit dhe konsultimit me publikun gjatë hartimit të ligjeve. Pavarësisht nga ngjyrimet politike, të gjithë deputetët duhet ta monitorojnë nga afër punën e qeverisë, duke i kushtuar vëmendje cilësisë së veprimtarisë së saj”, - theksoi Bosh në fjalimin e tij. Seminari i djeshëm kishte si qëllim diskutimin rreth teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në parlamentet përkatëse për të shkëmbyer praktikat dhe për të mësuar më shumë nga përvoja e njëri-tjetrit.
Sugjerimi
Pavarësisht nga ngjyrimet politike, deputetët duhet ta monitorojnë nga afër punën e qeverisë, duke i kushtuar vëmendje cilësisë së veprimtarisë së saj. Metodat ekzistuese të punës dhe ndarja e përgjegjësive dhe rregullat procedurale të parlamentit duhet të pësojnë ndryshime ose, nëse është e nevojshme, të hartohen nga e para.
Trajnimi
Personeli mbështetës i parlamentit është duke u trajnuar aktualisht për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; dosjet e arkivës së Parlamentit janë duke u dixhitalizuar, brenda ambienteve të Parlamentit është duke u ndërtuar një dhomë kompjuterash dhe janë krijuar faqe interneti për disa deputetë.