Zgjedhjet, “plas” moda e krijimit të partive të reja
Pse disa prej emrave të politikës zgjedhin të kandidojnë me parti të reja. Vështirësitë dhe disavantazhet që u krijohen nga Kodi Zgjedhor
Shaban Sulçe
Edhe pse Kodi Zgjedhor është kritikuar ashpër për reduktimin e hapësirave për konkurrim në zgjedhje të partive të vogla, kjo nuk i ka frenuar disa emra të lakuar të politikës të marrin iniciativë për të kandiduar në këto zgjedhje duke krijuar parti të reja. Vetëm gjatë këtij muaji, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar të paktën tri kërkesa për zyrtarizimin e partive të themeluara. Ndër to përmendet themelimi zyrtar si parti e Lëvizjes G99 të Erion Veliajt, Partisë për Ligj dhe Drejtësi të ish-deputetit të PD-së Spartak Ngjela si dhe partisë më të re, Aleancës për Demokraci dhe Solidaritet, të krijuar kohët e fundit nga ish-anëtari i PSD-së dhe i LSI-së Gaqo Apostoli. Krijimit të këtyre tri partive u ka paraprirë edhe Lidhja Demokristiane, e drejtuar nga deputeti Nikollë Lesi. Vendimi i drejtuesve të këtyre partive për themelimin e tyre nuk mund të lexohet si aventurë, por është i lidhur me taktikën që duhet ndjekur në kushtet e Kodit Zgjedhor për të qenë prezent në parlamentin e ri, që do të formohet në zgjedhjet e 28 qershorit.
Taktika
Pavarësisht se mund të gëzojnë një elektorat modest dhe mund të marrin një numër të vogël votash, themeluesit e partive të reja do të provojnë shanset e tyre për të qenë deputetë, duke shfrytëzuar hapësirat që lejon Kodi Zgjedhor. Duke garuar në radhët e një prej katër koalicioneve kryesore, partitë e reja dhe të vogla mund të favorizohen nga sanksionimi në Kod i dy formulave, D’hondt dhe Saint Laguë. Kjo e fundit favorizon partitë e vogla dhe i bën ato që të përfitojnë mandate në qarqet ku koalicioni në të cilin ato konkurrojnë fiton tepricë mandatesh. Thënë qartazi, në një qark të caktuar, ku një parti e re siguron një numër të konsiderueshëm votash, kryetari i saj ka më shumë shanse të sigurojë mandatin e deputetit. Sigurisht, kjo do të bëhet e mundur në ato qarqe ku koalicioni në të cilin kjo parti është rreshtuar arrin të fitojë një numër të madh mandatesh, të cilët më vonë u shpërndahen partive sipas formulës Saint Laguë.
Disavantazhet
Disavantazhi kryesor që pësojnë partitë e reja nga Kodi Zgjedhor është i lidhur me Nenin 68 të këtij Kodi. Sipas këtij neni, partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të depozitojnë në KQZ jo më pak se 10 mijë firma zgjedhësish, firma të cilat duhet të jenë të noterizuara.
Partitë e reja dhe të vogla, të cilat nuk janë të përfaqësuara në parlament dhe që do të tentojnë të kandidojnë në zgjedhje në formën e koalicionit, ato do të depozitojnë në KQZ jo më pak se 15 mijë firma zgjedhësish, të noterizuara. Kodi Zgjedhor është kritikuar gjithashtu se redukton mundësitë e partive të vogla dhe të reja për të qenë prezente në parlament edhe nëse arrijnë të marrin një numër të konsiderueshëm votash. Shkak për këtë është formula D’Hondt, e cila favorizon partitë e koalicioneve të mëdha. Për këto arsye, partitë e vogla dhe të reja janë të detyruara të konkurrojnë në koalicione.
20 Shkurt 2009