Zgjedhjet, premtimet dhe racionaliteti
Ndriçim Kulla
Fushatat elektorale janë një rast jo i zakonshëm për të gjitha demokracitë, që i përshkojnë ato gjithmonë në mënyrë të ethshme. Janë një rast për të shikuar brenda vetes, për të bërë llogaritë me dobësitë e paeksploruara dhe me virtytet e errësuara. Janë një mundësi jetëshkurtër që u jepet politikanëve dhe zgjedhësve për të rregulluar, ndrequr a përmirësuar atë që është këputur, keqpërdorur, manipuluar, nëpërmjet meditimit të gjetjes së rrugëve të reja. Ky rast mund të humbet apo të rroket, në varësi të mënyrës së sjelljes së aktorëve. Por për të shikuar brenda vetes është i pashmangshëm një kuptim i mprehtë i realitetit, një kuptim ky që edhe mund të mungojë mizorisht.
Po kështu, për të organizuar më së miri bashkëjetesën civile nuk mjafton të denoncosh kundërshtarin politik si po ndodh intensivisht këto ditë në skenën e politikës sonë, por nevojitet të shqyrtosh çështje efektive që kundërshtari zmadhon, propagandon apo shtrembëron; e një shqyrtim i tillë shpesh mohohet.
Që nga kohët e tragjedive greke po ta rrokësh, kjo është njëra nga sfidat njerëzore më të vështira. E kjo për faktin se fshehja, zbukurimi apo imagjinimi i një realiteti tjetër është një tundim i shpeshtë i demokracive të sotme. E në periudhat e fushatave elektorale, në vend që të zvogëlohet, ky tundim shpërhapet kudo. Nuk diskutohet për fakte, por për opinione, që janë petku që i vishet reales dhe joreales për t’i ngatërruar më mirë. Mendjet nuk hapen ndaj realitetit dhe arsyes, por bien pre e gjumit të ideologjive. Në një kohë kur ky nuk është momenti i ëndrrave, por i përgjigjeve konkrete. Nuk është momenti i vijimit të zakonit të shumë fushatave të mëparshme, të afrimit për publikun të një mase të madhe fjalësh, premtimesh që marrin formën e ëndrrave, dhe që në thelb janë flluska iluzionesh. Edhe pse ithtarët mund të kërkojnë përdorimin e shpeshtë të kësaj fjale, qëndron pikërisht këtu forca sekrete e një politikani që kërkon të kapërcejë hendekun e një politike të re: të “zhgënjejë” ithtarët e të gjithë ata që i kërkojnë të përdorë nëpër fjalime fjalën “ëndërr”, barabar me premtime të mëdha e të bujshme; sepse është kjo forca e vërtetë e premtimit: të bazohet tek carpe diemi-i i Horacit, që mbërthen realitetin e sotëm e që i përgjigjet pyetjeve të realitetit të sotëm, duke e ditur mirë që ka shpresa që politikanët i krijojnë e i shpërhapin me art, por pa i besuar as vetë, pa pasur as mjetet e financat e atyre qyteteve e të asaj Shqipërie që përshkruajnë, madje pa e ditur edhe se ëndrrat e shpresat janë flakë që ndizen, por edhe që bëhen hi; janë instrumente që përdoren për të ndërtuar, por edhe për të joshur besimtarët.
Mirëpo, pas asaj masakre iluzionesh që kemi pas supeve të gjithë këtyre viteve, nuk na lipset asnjë premtim i llojit që mund të na bëjë të besojmë se po “tunden malet”, se po “fluturojmë në horizonte të qetë e të sigurtë”.
Ekziston një poemë e bukur e Hajnrih Hajnes që nxënësit në Gjermani e mësojnë përmendësh: quhet “Gjermania-një përrallë dimri”; ajo jo vetëm që është e vështirë në përkthim, por edhe e vështirë të transmetohet edhe se çka nënkupton vërtet për gjermanët: është një copë e fortë e ngulur në zemër, që nuk u shqitet. Poeti rrëfen se si kthehet një ditë në atdhe, e dëgjon një ninullë të çuditshme të kënduar nga një vajzë, me një ndjenjë të vërtetë, por me zë të gënjeshtërt: ninulla evokon dashurinë dhe mizeriet e dashurisë, sakrificën dhe ritakimin në një botë më të mirë, ku rreshtin të gjitha vuajtjet. Është një këngë që evokon tokën si një luginë lotësh, që evokon gëzimet që zhduken shpejt e Botën e Përtejme, ku shpirti noton e transfigurohet në ëmbëlsitë e përjetshme. E përpikmërisht në këtë pikë, në këtë atmosferë të magjishme, Hajne e ndryshoi tërësisht tonin, aq sa e këput krejt magjinë. E kjo për faktin se “një këngë e tillë ishte kënga e vjetër e dorëzimit, ninulla e qiellit me të cilën përkundet populli në djep”, siç e përcakton Hajne.
Ja, një ton të tillë që të na këpusë magjinë e ëndrrave të parealizueshme, të premtimeve boshe e fjalëve të papërmbajtura do të donim të përdornin përballë zhvillimit të kësaj fushate elektorale. Tek e fundit është kjo risia që i kërkohet sot politikës: ta reshtë zakonin e premtimeve që aq shumë të zmadhuara e propaganduara ngjajnë me ëndrra a flluska iluzionesh; t’i këpusë krahët ëndrrave që nuk kanë një raport të caktuar me faktet dhe realitetin. I kërkohet të ëndërrojë me seriozitet, le ta zëmë sipas mënyrës së Martin Luter Kingut: për të parathënë një botë që s’është akoma, por që diktohet, dhe jo botën që do t’i shërbente si fron a si një instrument për karrierën. Ja, një ndarje e prerë e këtyre dy ëndrrave kërkohet nga politikani, e jo pse epoka jonë është bërë cinike dhe i përbuz ëndrrat, por ndoshta pse ajo tashmë është më e dëshirueshme për vërtetësinë.
Kohët dhe fushatat elektorale që kemi lënë pas krahëve, kanë qenë të mbushura plot me ëndrrat e para, e goxha të varfra nga të dytat. Kanë qenë të mbushura me ëndrra që në realitet provuan të jenë masakra shpresash, flluska iluzionesh, vetëzhgënjime të thekshme. Flluskat e ëndërrimit krijohen kur veprimi i një njeriu, i një banke apo një kombi qe mbështetet mbi iluzionet në vend të realitetit. Por ajo çka është më e keqja është se flluska e ëndërrimit të jep përshtypjen e një fuqie që në të vërtetë nuk e ke, të kursen nga të thënit të vërtetën, të bën të mendosh në mënyrë pozitive, kur përreth nuk ke asgjë pozitive. Kështu, kush jeton në botën e këtyre flluskave, nuk përkujdeset për konsekuencat, deri kur realiteti të arrijë të hakmerret. Kush rron në këtë botë është si i magjepsur. Ja, pse në këtë moment, na nevojitet ai ton magjithyes i Hajnes ndaj këngës së bukur të vajzës ëndërrimtare. Sepse çdo lloj zhgënjimi prej këtyre ëndrrave hap gremina para nesh. Ashtu si të qe bërë prej sapuni, flluska e ëndrrës të mbështjell në një membranë transparente, që të shkëput nga realiteti. Sa më të stërmëdha iluzionet, aq më e zgjatshme është kjo flluskë dhe aq më i frikshëm shpërthimi i saj. Ëndrra të këtij lloji fillojnë me brohoritma e mbarojnë duke shkaktuar në fillim pakënaqësi, pastaj zhgënjim, e në fund proteste. Po e njëjta gjë ndodhi edhe me utopitë e shekullit të shkuar: prej ëndrrave nuk mbeti asgjë veçse një pushtet i bazuar tek frika.
Politika ka detyra të caktuara, të përpikta, kur propozon një ëndërr: duhet të mbajë fjalën, duhet të ketë kurajën të shpjegojë çmimin e gjërave, duhet të mendojë të mirën e përbashkët dhe jo të mirën e një grupi apo një klase (ose segmente të kryqëzuara klasash të caktuara). Politika jone duhet të çlirohet nga gjumi dogmatik që konsiston në një veprim pa raport me eksperiencën. Duhet të preokupohet në zgjidhjen e problemeve, që nënkupton kapacitetin për të paguar borxhet që ka me publikun. Por edhe pse nuk është vetëm e tillë; politika është edhe propozim ëndrrash që vlejnë, që zgjasin, që nuk cakëzohen të fotografojnë realitetin e çastit ose realitetin e djeshëm. Të ndërfutësh parimin e realitetit aty ku mbretëron veçse iluzioni është mënyra për të shpëtuar imagjinatën e pazënë në kurth nga marrëzia, e kësisoj, pikërisht ai horizont që ne kemi nevojë të domosdoshme në këto zgjedhje.
Dhe është përsëri Paskali, ai që flet për ata “që besojnë të shohin atë që nuk e shohin aspak”, apo për “imagjinatën e shfrenuar si mjeshtren e gabimit”. Imagjinata pa kurrfarë raporti me realitetin nuk është më pak kanosëse nga frika; e ashtu siç ekziston një politikë shpresëngjallëse, ashtu ekziston edhe një politikë e imagjinatës false, që gënjen e miklon.
Ja, pse nuk lipset të shkojmë syfashuar drejt greminës. Përkundrazi, jemi gjithmonë në kohë ta heqim fashon e gënjeshtrës dhe përkundjen me premtime false. Është më e lehtë sigurisht të bësh premtime e slogane shpresëmëdha, llogarinë e të cilave do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme. Ndoshta, edhe mund të fitosh zgjedhjet. Mirëpo, gremina përpara së cilës e çon elektoratin nuk ndryshon vend, është po aty. Është në natyrën e saj të mbetet po aty! Ja, pse nuk na duhet një ëndërr, që të propozojë një realitet të gënjeshtërt, një iluzion e një marrëzi cinizmi. Por një ëndërr profetike, një ëndërr realiste që ndoshta është edhe utopia unike që ka një raport me realitetin, pikërisht pse lind jo nga një arrati, por nga një prirje për zbulimin e këtij realiteti. Ashtu si përgatitja e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e nipërit tanë është e vetmja utopi realiste, po ashtu edhe braktisja e këtyre lloj ëndrrave nënkupton zhgënjimin, cinizmin e vërtetë, ose e thënë ndryshe, burgosjen në iluzionet e së djeshmes. Ja, pse do të qe një kthesë historike organizimi i një fushate elektorale të determinuar vërtet nga ëndrra profetike, dhe të themeluar mbi racionalitetin.