Zgjidhje apo “recension” në PS?!
Rexhep Meidani
Menjëherë, pas përfundimit të procesit të ankimit dhe të nxjerrjes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja, ishte normale të priteshin kritika e kundërshti, mendime e opsione, si për ndryshime drejtimi e koncepti në kampin e majtë, në radhë të parë në PS, ashtu dhe për gjetjen e rrugëve efektive, të drejta e të shëndosha në zgjidhjen apo kapërcimin e krizës së humbjes në këtë krah politik, përfshirë dhe atë numerike. Jo vetëm nga protagonistë kryesorë të politikës së majtë, madje deri dhe “bashkëfajtorë” të djeshëm dhe të sotëm, por dhe nga përfaqësues të shtypit, nga individë të konsideruar si të pavarur apo nga zëra të tjerë, ndeshur jo pak në analiza zgjedhore e politike të kohëve të fundit…
Megjithatë, deri diku, ajo që të shqetëson, pse jo dhe befason, është nguti i shfaqur brenda disa individëve përgjegjës në PS, për ta hedhur sa më shpejt situatën, pa pritur “dixhestionin” e nevojshëm, bile dhe pa ndërgjegjësuar individët e forumet. Aq sa të mos “tuten” nga të nxehtët e gushtit, për të futur në një sallë disa qindra delegate! Pra, jo për të nxehur të ngrohtët me të ngrohtë, por për të freskuar të ftohtët me të ftohtë! Pa harruar që skema të tilla me “mish-dhie”, janë ndeshur, diku mbështetur e diku kundërshtuar edhe më parë. Madje, për çudi, e gjithë historia e “sherreve” dhe “humbjeve” rrotullohet rreth të njëjtave figura gati-gati të pazëvendësueshme, edhe pse herë janë quajtur “xhaketa” të vjetra, herë të konsideruar si simbole të “politikës së re”!...
* * *
Por, le të mos merremi më tej me “deklarime” retorike. Më e rëndësishme, si për kampin e majtë të politikës, ashtu dhe për zhvillimet normale demokratike të politikës dhe shoqërisë shqiptare, në përgjithësi, është rrugëzgjidhja dhe rrugëdalja. Madje, mbi të gjitha, që rotacioni i pushtetit të shndërrohet në një proces pozitiv ndryshimesh, që vetëm e fuqizon qeverisjen, e avancon ekonominë, shmang në maksimum arrogancën, abuzimin e korrupsionin, dhe mbështet hapat e domosdoshëm drejt integrimit evropian.
Parë, me këtë sy, prirja e interpretimit statutor, qëndresa me “thonj” se sa me “moral njërrokësh” dinjiteti, e bën situatën jo vetëm të pakëndshme, por dhe të pazgjidhshme në një plan perspektiv. Aq më keq që në kushtet e zbatimit të parimit “një anëtar një votë”, në mungesë të fraksioneve dhe të përfaqësimit të tyre, loja, teorikisht e praktikisht, është e humbur për këdo tjetër, fare pa u filluar. Por, në këtë rast dhe ruajtja e pushtetit partiak, pra dhe shmangia e rotacionit partiak, është praktikisht e barabartë me humbje shansesh për rotacion pushteti institucional, d.m.th. dhe me ruajtje të së njëjtës qeveri, apo politikë qeverisëse...
* * *
Në kushte të tilla, përpjekja për gjetje zgjidhje në të majtë, duke u nisur thjesht nga rezolutat e “konceptime” të fundit të shpalosura në asamble apo dhe vetë operacionet brenda PS-së, duket pothuajse e pamundur me kandidimin e të njëjtit kryetar. D.m.th., që kryetari sapo kthehet në ish kryetar ribëhet kryetar, pra ndryshuar asgjë, në konceptim e veprim! Pavarësisht, se në raste të tilla nuk është problem që të arrihen apo nxirren lehtësisht rezultate triumfuese të tipit të dikurshëm!...
Fare ndryshe mund të rezultojë situata në se zgjidhja nuk niset brenda PS-së (qoftë kjo me një kandidim apo shumë kandidime), por brenda së majtës, në përgjithësi. Në këtë rast, vlen të synohet një zgjidhje kolektive drejt një konfederate fillestare, dhe më tej, një pikësynim i vetëm: bashkimi të gjithë forcave të majta, pa lënë mënjanë nga ky proces dhe vetë LSI-në. Ndryshe e thënë, për këtë zgjidhje gjithëpërfshirëse gjithkush është i dobishëm, madje pjesëmarrja dhe angazhimi i kryetarëve të forcave përkatëse, të “parëve midis të parëve”, janë më se të domosdoshëm, garantues kohezioni, deri në krijimin e strukturave kolektive bashkuese.
* * *
Në një variant konkret, mund të synohet fillimisht organizimi sa më i gjerë i votimit të anëtarëve apo simpatizantëve të gjitha partive të majta për të ndërtuar përafërsisht përbërëset e bashkimit. Dikush mund të mendojë se për këtë ndërtim mund të shërbejë edhe rezultati zgjedhor i partive të majta gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, por aty një rol negativ kanë luajtur dhe pozicionimet partizane, deri “anihiluese”, prandaj ja vlen një rrugë më pak partizane dhe sidomos shumë më “indulgjente” në përfaqësim. Aq më tepër që e gjitha kjo mund të shërbejë për të përcaktuar organet provizore të konfederatës (bashkimit) të tilla si: kryesia politike e tij apo asambleja provizore. Pra, ato organe ku do të përgatiten dhe miratohen paraprakisht të gjitha projekt-dokumentet e domosdoshme për mbledhjen e kongresit të bashkimit me të gjitha fraksionet përbërëse. Në këtë mënyrë, mund të bëhet i mundur kalimi nga strukturat provizore në ato përfundimtare, përfshirë dhe miratimin e statutit të bashkimit, të emrit të tij, etj. Dhe, më e rëndësishme, të përfshihen të gjithë dhe të konsiderohen të gjithë, sepse të gjithë mund të sjellin kontributet brenda mocioneve apo fraksioneve përbërëse, as pa iu servilosur kryetarit të radhës as pa iu fshirë emri prej kryetarit të radhës. Në fund të fundit, ky kryetar radhe në çdo vendim kolegjial të partisë është thjesht dhe vetëm një pjesë e të tërës, një i parë midis të parëve, një votë si votat e tjera...
Përndryshe, operacioni brenda PS-së ashtu i nisur, njëlloj si PD-ja e gjatë gati njëzet vjetëve, do të vazhdojë të prodhojë të njëjtin kult kryetari, pra dhe të njëjtën humbje, si me atë që ka qenë, me atë që është apo me të që mund të jetë!...