E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduken produktet "bio", lulezojne ato me hormone Luljeta Ndoka

Ndersa vite me pare shqiptaret nuk e dinin c'do te thote "produkt bio", e aq me pak "OMGJ", sa me shume qe kalojne ditet, aq me shume po e kuptojne se te parat jane drejt zhdukjes, dhe te dytat kane "lulezuar" ne treg. Dhe, me e keqja eshte se tashme, eshte bere pothuaj e pamundur qe te gjesh nje produkt qe te jete i pastimuluar me hormone "cudiberes", te cilet i rritin ato para kohe. Shqiptaret kane aluduar se keto produkte aq te bukura ne dukje, por aq te pashijshme, vijne kryesisht nga Maqedonia, por Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka konstatuar se hormonet perdoren se tepermi eshte ne vendin tone.

Inspektimet

Te gjitheve na i ka zene syri, ne tregje, perimet ose frutat e stermedha, te bukura ne pamje, dhe te pranishme ne cdo stine te vitit. Por, kur i kemi shijuar, kemi verejtur ne fakt se nuk kemi provuar kurrfare shijeje. Kjo, si pasoje e faktit se per rritjen e tyre te parakohshme, frutave apo perimeve u injektohen hormone. Pervec faktit se ato nuk kane shijen qe duhet te kene dhe se nuk kane vitaminat e duhura, kane edhe rreziqe per shendetin e gjithsecilit prej nesh. Pikerisht per keto arsye, Autoriteti Kombetar i Ushqimit eshte vene ne levizje per te arritur reduktimin e kesaj dukurie ne Shqiperi. Specialistet e ketij institucioni do te kryejne inspektime periodike qe importuesit, fitofarmacistet e deri tek fermeret, per te shmangur perdorimin e ketyre helmeve tek te mbjellat bujqesore. Thirrja e Autoritetit Kombetar te Ushqimit shkon per operatorin e biznesit, i cili duhet te jene i kujdesshem me importimin e produkteve, ndersa nga ana tjeter, inspektimet zinxhir do te arrijne deri te fermeret, qe te ndalin dozat e tyre per kimikatet e rrezikshme qe i perdorin tek perimet, si: domatja, trangulli; apo frutave, si: shalqiri e bostani. Nga inspektimet e kryera gjate korrikut e ne vazhdimesi, inspektorati i ushqimit ka bere bllokimin e subjekteve qe kane tregtuar keto substanca kimike jashte listes se miratuar.

Shkeljet

Keshtu, Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka kryer kontrolle ne 10 subjekte te tregtimit me pakice te PMB (Produkte te Mbrojtjes se Bimeve) neper fitofarmacite e vendit. Ne to, jane bllokuar nje sasi e konsiderueshme PMB-esh, qe jane te paregjistruara ose qe u ka kaluar afati i skadences. Nga ana tjeter, ne 3 subjekte te tregtimit me shumice jane gjetur preparate, qe nuk jane te regjistruara ne listen e miratuar te PMB-ve, qe i bie te jene kimikate te rrezikshme. Per keto raste, do t'i paraqitet kerkesa ministrit te Bujqesise per pezullimin e licences. Nga ana tjeter, eshte bllokuar aktiviteti ne 8 fitofarmaci per mungese dokumentacioni, mase kjo e cila eshte parashikuar nga legjislacionin ne fuqi. AKU i ka bere thirrje operatorit te biznesit, i cili merret me tregtimin e produkteve te mbrojtjes se bimeve dhe inputeve bujqesore, te jete mjaft i kujdesshem dhe strikt ne importimin, tregtimin apo magazinimin e ketyre produkteve, pasi nga ana e ketij institucioni do te kete inspektime te shpeshta periodike, me qellim garantimin e te gjithe zinxhirit, duke filluar qe nga importi e deri tek perdoruesi i fundit qe eshte fermeri.

Problematikat:

Ambientet e fitofarmacive nuk i plotesojne parametrat teknike te percaktuara ne ligjet dhe aktet nenligjore

Shitja e PMB-ve, plehrave te perdorimit per bimesine, si dhe farat, tregtohen ne te njejtin mjedis, gje qe ndalohet me ligj

Pothuajse ne te gjitha rastet, tregtimi i PMB-ve nuk behet i shoqeruar me receten e leshuar nga specialistet perkates per PMB-te e Rrezikshme dhe me Rrezik te larte

Nuk mbahet ne rregull libri, ne te cilin lidhen dhe recetat e leshuara

Ne pergjithesi, nuk funksionon rregulli i kthimit te ambalazhit te PMB-ve, si per subjektet e pakices, ashtu dhe ato te shumices

Pjesa me e madhe e fitofarmacive jane te palicencuara ne QKL, duke punuar vetem me lejet e tregtimit te leshuara nga DRBUMK

Nuk plotesohet ne rregull regjistri i magazines se tregtimit me shumice

Ne disa raste, evidentohen PMB qe jane jashte listes se miratuar te PMB-ve

Ekzistenca e PMB-ve ne pikat e tregtimit me shumice dhe pakice, qe jane jashte afatit te skadences

Shenim: PMB = Produkte te mbrojtjes se bimeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›