Zhdukja e Albanës dhe vrasja e Jetmir Onuzit në Itali
TIRANË- Vrasja e djeshme në sy të dhjetra kalimtarëve duket se e ka zanafillën rreth 10 vjet të shkuara, kur Hasan Onuzi pa për herë të fundit të bijën. Albana Onuzi u nis drejt Italisë, ku sipas babait të saj dyshohet të jetë shfrytëzuar atje për prostitucion. Për shumë vjet, Albana Onuzi nuk kontakton me familjen e saj dhe për këtë ajo rezulton e zhdukur. Për humbjen e gjurmëve të saj, Hasan Onuzi fajësonte kunatin e tij, Jeart Dokun. Sipas Onuzit, kunati i tij kishte bashkëpunëtorënë Itali me të cilët i ka zhdukur të bijën. Doku nuk e pranoi asnjëherë akuzën e hedhur nga familja e nuses së tij. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2004, Hasan Onuzi njoftohet për vrasjen e djalit të tij, Jetmir Onuzi në Itali. Trupi i tij varroset në Shqipëri ndërsa vrasja mbeti pa autorë. Sërish 'gishti" vihet mbi Jeart Dokun. 67-vjeçari dyshonte se në vrasjen e djalit të tij ishte i implikuar i kunati. Ndërkohë, burime nga policia thanë dje se dyshohet se Doku t'i ketë konsumuar këto vepra penale në Itali, jo drejtpërdrejt por nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij, ndaj dhe ai ndodhej i lirë, pasi nuk disponoheshin prova për arrestimin e viktimës.