E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e Eduart Belegut, akuza ka pyetur 30 shtetas

01/04/2010 Dyshohet se është rrëmbyer

TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka pyetur rreth 30 persona, të cilët mendohet se kanë dijeni lidhur me lëvizjet e ish-këshilltarit të ministrit Prifti njëkohësisht ish-drejtuesit të uzinës DARFO në Elbasan Eduart Belegu, i cili prej një jave rezulton i zhdukur në rrethana misterioze. Veç marrjes së deklarimeve të personave që kishin njohje me Belegun, hetuesit e çështjes janë përqendruar në zbardhjen e tabulateve telefonike që ish-drejtori i DARFO ka kryer gjatë këtyre muajve. Sipas ekspertëve të grupit hetimor, deklarimet po administrohen në dosje me qëllim, zbardhjen e ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur Belegu gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu përparësi i është lënë edhe pistës së borxheve, ku mendohet se Eduart Belegu u ka dhënë disa personave shuma të konsiderueshme, gjë e cila mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve, çka ka sjellë edhe rrëmbimin e tij. Këto janë disa nga dyshimet që kanë ngritur hetuesit e Krimeve të Rënda, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë informacion të saktë për vendndodhjen e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›