Zhuljeta e “Big Brother” lidhje me biznesmenin e martuar, rrëfehet ish e dashura e Bjordit
Panorama PLUS
Redona Sadiku
Mbase e mbani mend një bisedë, që Zhuljeta ka bërë me Aidën në verandën e shtëpisë së “Big Brother”. Flisnin për dashurinë duke pasur parasysh personat që kanë lënë jashtë dhe ata po njohin tani brenda. E Zhuljeta, e cila nuk ka qenë shumë aktive me banorët e tjerë ka pasur një lloj afrimiteti me Arjonin, banorin tjetër shumë simpatik. Por deri tani nuk ka rrëfyer asgjë më shumë për lidhjet e dashurisë jashtë shtëpisë, para se të hynte në “Big Brother”. Me hyrjen e saj në shtëpi, kanë qarkulluar me shpejtësi thashethemet, për lidhjen e gjatë dhe speciale të dashurisë, që ka lënë jashtë. Dhe nuk ka qenë pak, plot gjashtë vite, një marrëdhënie për të cilën ishin në dijeni pothuaj gjithë të afërmit e Zhuljetës. Historia e tyre kishte nisur, kur ajo ishte 22 vjeçe dhe i dashuri 50 vjeç, një biznesmen, ndërtues pallatesh dhe burrë i martuar. Mikesha të saj kanë pohuar se bëhet fjalë për një histori të vjetër dhe këtë bashkëjetesë çifti është përpjekur ta mbajë të fshehtë. Ata kanë jetuar bashkë në një nga vilat pranë Qytetit Studenti dhe ka qenë një lidhje e përjetuar me shumë ndjenja xhelozie nga Zhuljeta. Ndërsa thuhet se dhe i dashuri i saj ishte nga Dibra, vendi i origjinës së Zhuljetës. Për të respektuar privacinë e tij, ne nuk mund t’i përmendim emrin, por mikesha të saj kanë treguar se Zhuljeta i kishte dhënë fund kësaj lidhjeje me të dashurin pak kohë para se të hynte në këtë “reality show”. Tashmë ai nuk e ushtron më aktivitetin si ndërtues pallatesh në Tiranë dhe nuk ka marrë ndonjë kontakt më prej Zhuljetës, që kur ajo ka aplikuar për ‘Big Brother”.
Strategjia e Zhuljetës
Javën e parë të qëndrimit të saj në “Big Brother” ajo u soll si indiferente, me stimë për veten, e fshehtë dhe si femra seksi e shtëpisë. Por vajza që acarohej shpejt që pamë nga ekrani, direkt pas daljes së Erjolës, nga shtëpia, ndryshoi stil. Filloi të afrohet më shumë me banorët e tjerë, të krijojë afrimitet me Arjonin, dhe të bisedojë më gjatë me të tjerët. U përpoq të jepte imazhin e vajzës së edukuar, apo që kishte kaluar as më shumë dhe as më pak eksperienca se vajza të tjera të zakonshme. I shpëtoi një nomimimi të dytë nga banorët, edhe për faktin se ajo siç u vu re nga të gjithë, ndryshoi sjellje. Miket e saj jashtë shtëpisë flasin se Zhuljeta po rri shumë urtë, pasi ajo njihej si vajza që flet shumë dhe nuk është aq e përmbajtur. Kjo sjellje e saj është komentuar jashtë shtëpisë si një strategji nga ana e Zhuljetës, për të transmetuar një imazh ndryshe nga të tjerat.
E vërteta e qëndrimit në Gjermani
Çfarë mbetet ende enigmatike është jeta që ajo ka bërë në Gjermani. Edhe pse ajo vetë ka pohuar se ka mbaruar shkollën atje, ku jeton një nga motrat e saj, të njohurit e saj pohojnë se ka dyshime për qëndrimin e Zhuljetës, vetëm dy muaj në Gjermani. Kthimin e ka justifikuar pasi nuk mundi të bënte dokumentat, edhe pse ëndrra e saj mbetet për të jetuar gjithmonë në atë vend. Zhuljeta është një nga pesë fëmijët e dy prindërve që aktualisht jetojnë në një shtëpi me qera në zonën e Freskut në Tiranë. Një motër jeton në Greqi, një në Gjermani, një në Fier dhe një në Tiranë, ku jeton dhe vëllai i tyre i vogël Romeo.
Puna dhe pasionet
Jashtë shtëpisë e njohin si Xhuli. Nëse do të flisnim për pasione të saj, natyrisht që i pëlqen të jetë gjithmonë në lëvizje, ka pasion dhe tatuazhet dhe një të tillë e ka në gisht në formën e unazës. Asnjëherë nuk e kishte shprehur dëshirën për të hyrë në “Big Brother”, vetëm e kishte pohuar në biseda të shpërfillura se vitin e kaluar e ndiqte rregullisht këtë reality show dhe i komentonte vazhdimisht banorët. Përsa i përket punës së saj si operatore pranë Drejtorisë së Shfrytëzimit të Ambienteve, në Sektorin e kolaudimit të makinave, nuk i kërkohet orar. Ajo e kishte shprehur vetë më parë, se kishte një punë të rehatshme, pa shumë preokupime dhe ku ndihej mirë.
Ekstremiste në ‘look”
Mania e saj është për të ndryshuar ekstremisht ngjyrën dhe stilin e flokëve, nga të verdha, të kuqe, pastaj të zeza, ose nga të gjata, shumë të shkurtra dhe prapë të gjata. Vetëm një vit më parë, ajo shkurtoi dy herë flokët, në stilin shumë shkurt dhe anash të shkurtuara zero.
Bjordi ishte fantastik në krevat dhe një xhentëlmen i paparë
Klotilda Harka
Fotomodelja italiane Marianna Gatto rrëfen se si e la të fejuarin për t’u rikthyer te Bjordi.
Je një nga të dashurat që Bjordi ka përmendur brenda shtëpisë “Big Brother”. E dije?
Po. Miku i tij i ngushtë që jeton në Itali, Jeti më tregoi për këtë, që ai më ka përmendur si një “ish”. Por unë do t’i thoja që e dua ende.
Ti komunikon ende me Jetin, mikun më të afërt të Bjordit?
Jeti është miku im, dhe miku më i mirë i Bjordit. Ai di shumë për lidhjen tonë. Por fola edhe me kushëririn e Bjordit që jeton në Shqipëri, dhe ai më tregoi se Bjordi flet ende për mua brenda “Big Brother”. Jam e impresionuar, nuk ma kishte pritur mendja.
Je në dijeni të ndonjë lidhjeje të re të Bjordit, që ka lënë jashtë shtëpisë?
Nuk e di, pasi mendoj se kam qenë e vetmja e dashur e Bjordit.
Çfarë mendon tani për të?
Është e komplikuar ajo që ndiej dhe që mund të shpreh. Unë u takova për herë të parë me Bjordin kur isha 14 vjeçe dhe pas kaq vitesh nuk mund ta harroj kurrsesi atë që kam përjetuar. Mbaj mend takimin në banesën time në Leço, në kopshtin përpara shtëpisë, ku ndodheshin dhe disa miq të mi.
Dhe çfarë ndodhi?
M’u duk shumë i pashëm. Ishte një dashuri me shikim të parë dhe direkt pas atij takimi ne filluam të frekuentonim njëri-tjetrin rregullisht. E kështu nisi një histori e bukur dashurie…
Po e quani histori, na tregoni diçka më shumë…
Ne ishim shumë të rinj dhe natyrisht nuk mund të quhet një histori serioze. U takuam në verë dhe ishte një alkimi e vërtetë. Kjo lidhje kështu vazhdoi. Pothuaj çdo verë ne vazhduam të shihnim njëri-tjetrin dhe flisnim shpesh në telefon. Por një prej këtyre pushimeve kur u ktheva në Leço, ai nuk ishte këtu. Kërkova të kontaktoj me të, pyeta gjithë miqtë e tij por askush nuk më tregoi se ku kishte shkuar. Kjo ishte shkëputja e parë...
Dhe si u rigjetët?
Kujtoj se ditën që u bëra 16 vjeçe e takova në plazh, kur shkova të blija një akullore. Isha shumë e lumtur kur e pashë, sepse personi që më dha akulloren ishte Bjordi. E prita sa të mbaronte punën dhe folëm për rreth katër orë. Ai më tregoi në atë verë të paharrueshme për mua, se kishte shkuar në Breshia me mamin e tij, Antonetën dhe kishte humbur telefonin bashkë me të gjithë numrat. E ftova për ditëlindjen time, ku ai më tregoi se kurrë nuk më kishte harruar, por që ishte lidhur me një tjetër vajzë. Vetëm pak ditë më vonë u nda prej saj dhe kështu ne rifilluam historinë tonë, shumë më e rëndësishme se në fillim. Mendoj se ishte dashuri e vërtetë.
Thoni që ai nuk jetonte në Leço, çfarë ndodhi me ty gjatë asaj ndarjeje?
Bjordi dinte të dashuronte si asnjë tjetër. Por gjatë viteve që ai nuk jetonte në Leço unë pata një tjetër lidhje me një tjetër djalë, me të cilin u fejova. Me kthimin e Bjordit në vjeshtë, unë vendosa t’i jepja fund lidhjes, pasi e ndjeva që kisha bërë gabim të rëndë.
Ç’mund të na thuash për vete dhe kur ke tentuar ta takosh së fundi Bjordin?
Unë jam 19 vjeçe, jam vajzë e vetme dhe jetoj e ndarë nga prindërit, vetëm me qenushin tim Maya. Studioj në lice për muzikë klasike. Në janar kërkova ta takoja Bjordin këtu në Leço, e të flisja me të, por nuk munda pasi ai kishte hyrë në “Big Brother Albania”, (fati i keq për mua).
Na thuaj ndonjë detaj të lidhjes suaj?
Ai zakonisht më fliste “Maryjane”. Më ka dedikuar një këngë, që tregon për “Maryjane of spiderman”, filmi i tij i preferuar. Kënga thotë: “Do përpiqem të bëhem i fortë për të, përpiqem të mos bëj gabime me të, por ajo nuk do të më presë mua, asnjëherë, asnjëherë...
Si mund ta përshkruash Bjordin?
Mendoj se ishte fantastik. Djali më i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë. Ai do fitojë “Big Brother”, dhe më duhet të pres. Dua ta takoj e t’i them fjalët më të mira. Ne e kuptojmë se sa shumë na ka bërë të lumtur dikush kur e humbim atë, dhe them se është e vërtetë. Por mendoj po ashtu se nëse diçka e duam me të vërtetë, i gjithë universi do të lëvizë në favorin tonë.
Për Adelajdën ç’mendim ke, po shohim një lloj afrimiteti mes tyre brenda shtëpisë?
(Qesh) Bjordi është një djalë që mund të pëlqejë shumë vajza, por që dashuron vetëm një. Shpresoj që vajza që ai dashuron, të jem unë.
Si puth Bjordi, si është në shtrat?
Shumë i mirë, por më duhet ta kujtoj pasi puthja jonë e fundit ka ndodhur në tetor 2006. Është shumë shumë i ëmbël. Mund ta konfirmoj se dhe në shtrat ka qenë i mrekullueshëm.
Si mund ta përkufizosh atë lidhje?
Isha e dashuruar. Ju s’mund ta imagjinoni dot se çfarë ndiej unë për Bjordin, edhe pse vitet kanë kaluar. Ishte dashuria ime e parë, dhe më e mira.
Je një nga vajzat e bukura të Leços, si të shohin të tjerët?
Unë punoj si fotomodele në agjencinë e modës “John Casablancas Italia” në Milano, por nuk dua t’ua them të tjerëve këtë fakt pasi Lecco është një qytet i vogël dhe shumë gjëra keqkuptohen. Gjithsesi vitin tjetër do të zhvendosem në Milano, ku do t’i përkushtohem universitetit.
Mamin e Bjordit e ke njohur?
Po kur isha 14 vjeçe. Para disa ditësh e kam telefonuar për Bjordin, kur pashë që i lexoi letrën e të atit më 27 shkurt gjatë spektaklit “Big Brother”.
Ç’mendon për babain e tij?
Mund të them se nuk ka justifikime, nëse ke braktisur fëmijën tënd. Bjordi tani është 20 vjeç dhe kur një prind nuk të ka rritur dhe nuk ka qenë pranë teje këto vite, emërtimi “baba” është thjesht një përkufizim. Më mirë për të do kishte qenë që të kontaktonte me të birin në një tjetër mënyrë, jo nëpërmjet “Big Brother”.
Do tentosh të komunikosh me Bjordin?
Shpesoj që të lexohet kjo intervistë dhe të më ndihmojë dikush që t’i dërgoj një mesazh Bjordit, ku t’i them se e pres ende.