E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ziambo prenoton golin ndaj Kamzës

Nga Leonard Dushku

Sulmuesi afrikan i Besës shpreson të jetë protagonist në play-off, duke e ndihmuar skuadrën e tij të kthehet në Superligë

Besa do të jetë skuadra e parë që do të luajë ndeshjen shtesë. Kavajasit do të ndeshen ditën e premte me Kamzën në stadiumin e qytetit të Korçës, ku shpresojnë të kenë fat dhe të sigurojnë Superligën. Ish-sulmuesi i Kamzës, afrikani January Ziambo, i cili tani luan për Besën, shprehet për Sportin shqiptar se do të bëjë gjithçka për të shënuar në ndeshjen e së premtes:

Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe me ngarkesë psikologjike, por në do të bëjmë të pamundërën për të fituar. Këto ditë po punojmë shumë për ndeshjen me Kamzën, skuadër që e njoh mirë, pasi kam luajtur me të gjatë fazës së parë. Besa është një skuadër që i duhet superligës dhe besoj se do ta realizojmë këtë objektiv. Kemi një grup shumë të mirë futbollistësh, të cilët e kanë përvojën për ti përballuar ndeshjet delikate si kjo me Kamzën.

Personalisht, dua të shënoj një gol të rëndësishëm për Besën. Dua të tregoj se vlej për këtë skuadër, me të cilën dua të luaj edhe në Superligë. Kamza duhet ta harrojë fitoren, sepse me Besën do ta ketë të vështirë. Skuadra jonë është në gjendje ti përballojë kundërshtarët nga superliga, sepse ka lojtarë, të cilët janë shpallur kampionë edhe në kategorinë e më të mirëve, siç janë Dhëmbi e Poçi, – është shprehur sulmuesi Ziambo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›