Një avion special niste të marrë të zhdukurit e gomones në Kroaci
Tiranë, 21 janar 13:23 NOA – Policia e Shtetit, pasi konfirmoi para disa minutash gjetjen e vendndodhjes së vlonjatëve të zhdukur tre ditë më parë në ujërat e Kroacisë deklaroi se në ndihmë të tyre po dërgohet një avion special që t’i rikthejë në Vlorë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtertit, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se lidhur me kërkimet për vendndodhjen e mjetit lundrues me tre persona në bord, Grupi i Punës i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për këtë qëllim, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, ka ndjekur në vazhdimësi situatën dhe po koordinon aktivitetet e kërkim-shpëtimit të mjetit me institucione brenda dhe jashtë vendit.
“Ne po bashkëpunojmë me Rojën Bregdetare pranë Ministrisë së Mbrojtjes,Guardia di Finazia me qendër në Bari, autoritetet kopetente policore të Malit të Zi dhe Kroacisë, e po ashtu dhe me kompani dhe me institucione të tjera”, - thanë burimet e mësipërme.
Ata sqaruan se nga të dhënat e fundit ky mjet lundrues ndodhet ndërmjet ujrave territoriale të Malit të Zi dhe Kroacisë.
Autoritetet Kroate e Malazeze kanë angazhuar për kërkimin e mjetit patrullime detare dhe ajrore.
“Gjithashtu nga Bari pritet dërgimi i një avioni të specializuar për këtë qëllim”, - deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
a.h/e.n/NOA