E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në nënstacion, gjysma e Tiranës pa drita

 

Gjysma e Tiranës është pa energji elektrike. Shkak për këtë është rënia e zjarrit në nënstacionin e uzinës së traktorëve. Zjarri ka rënë në orët e parë të mëngjesit të djeshëm dhe ende nuk dihen shkaqet teknike të rënies së këtij zjarri. Sipas burimeve nga OSSH-ja, dëmet që ka shkaktuar rënia e zjarrit kanë qenë të konsiderueshme. Pas shuarjes së zjarrit është konstatuar se janë dëmtuar rëndë disa fidera të linjave 20 KV dhe 6 KV si dhe janë bllokuar nga bloza panelet kryesore të këtyre linjave. Si pasojë e kësaj avarie të rëndë kanë mbetur pa energji: Shkoza, Uzina Traktori, rruga Budi, Qyteti Studenti, Porcelani, Sanatoriumi, Ali Demi, Lundra e Farka. Pas shuarjes së zjarrit brigadat e punës së OSSH-së nisën punë për riparimin e defekteve. Ndodhen që prej mëngjesit të sotëm në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht e pandërprerje për riparimin e defekteve. Sipas drejtorit të Tensionit të Lartë, Admirim Lakra, energjia elektrike pritet të rikthehet rreth orëve të mbrëmjes. Por kjo jo për të gjitha zonat. Sipas tij, energjia elektrike në zonën e Lundrës dhe të Farkës do të rikthehet sot rreth orëve të para të mëngjesit. Që pas përmirësimit të situatës hidrike në vend, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në vend përjashto rastet kur ka defekte në nënstacione apo në linjat e tensionit të lartë.

Zonat pa drita

    Shkoza
   Uzina Traktori
   Rruga Budi
   Qyteti Studenti
   Porcelani
   Sanatoriumi
   Ali Demi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›