E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një magazinë te “Don Bosko”, enigmë shkaqet



TIRANË - Flakët e zjarrit kanë përfshirë të hënën pasdite një magazinë pranë rrugës “Don Bosko” në Tiranë, ndërkohë që të dhënat e para flasin për dëme materiale dhe fatmirësisht pa dëme në njerëz. Burime zyrtare nga policia konfirmuan se me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e rendit, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve të zjarrit. Nga burimet e mësipërme mësohet se magazina shërbente për mbajtjen e pijeve alkoolike. Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Iu gjet automatik pa leje në makinë, arrestohet

Tiranë - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Nertil Branko, 25 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dje në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi karburant “Kastrati”, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën dhe automjetin e tij tip “Pezho”, me targa TR 2607 L, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë automatike. U kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

24 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›