Zjarr në një pallat, digjet apartamenti
Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe e policisë shpëton banorët, ndërsa digjet një pjesë e mirë e banesës ku jetonin me qera disa grekë
Shpërthimi i gazit në pallatin me nr.9, në rrugën e barrikadave, detyroi policinë të evakuonte banorët
TIRANE- Zjarri përpin banesën e kushëririt të zv/ministres së Jashtme, Edit Harxhi, në katin e pestë të një pallati të ri në rrugën e Barrikadave, fare pranë bulevardit "Zogu i Parë". Për fat të mirë nuk ka viktima apo të lënduar përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga flakët dhe tymi. Banesa e cila ishte në pronësi të Ilir Harxhit, në rrugën e Barrikadave, i ishte dhënë me qera disa personave me shtetësi greke që banonin në apartament prej kohësh.
Sipas burimeve të policisë, zjarri është shaktuar dje pasdite rreth orës 16:00, kur banorët kanë qenë duke gatuar me gaz në shtëpinë ku ra zjarri. Policia dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjajres, duke kryer evakuimin e banorëve të disa prej kateve të sipërme dhe të kateve ngjitur me apatamentin ku kishte rënë zjarri.
Një veprim i tillë u bë nga afektivët e policisë me qëllim shmagien e ndonjë të papriture që më pas mund të kishte të plagosur apo të dëmtuar nga zjarri. Në pak minuta, evakuimi është kryer i plotë nga policia duke zbritur të gjithë banorët e apartamenteve ngjitur apo mbi atë që digjej. Ndërkaq zjarrifikëset kanë nisur të shuajnë zjarrin që kishte përpirë apartemantin ku banonin disa grekë.
Për më tepër se një orë forcat e zjarrfikëseve dhe disa automjete të këtij shërbimi, kanë luftuar me gjuhët e flakëve ndërsa sipas tyre vështirësia rritej për shkak se zjarri ndodhej në një lartësi të konsiderueshme duke e rritur shkallën e vështirësisë.
Punonjësve të zjarrfikëseve iu është dashur të punojnë më tepër se 40 minuta për të vënë nën kontroll flakët dhe më pas për t'i eliminuar tërësisht ato dhe për të shmangur një riaktivizim të vatrës së zjarrit.
hetimi
Pas shuarjes së zjarrit, policia dhe specialistët e zjarrfikëseve kanë nisur veprimet e tyre për të mësuar shkakun e mundshëm të zjarrit.
Nga deklarimet e marra vetë personit që ndodhej në banesë në momentin e rënies së zjarrit, specialistët e hetimit të komisariatit nr.3, si dhe të Shërbimit të Zjarrifikësve, kanë mësuar se qeraxhiu grek kishte qenë duke gatuar me gaz. Sipas tij, ka pasur një shpërthim gazi ndërsa qeraxhiu që mësohet se ka qenë një burrë ka mundur të shpëtojë mrekullisht nga flakët duke u larguar menjëherë, ndërsa më pas ka lajmëruar policinë.
Pas veprimeve të kryera nga specialistët dhe eskpertët është konstatuar se zjarri ka qenë aksidental dhe jo i qëllimshëm. Madje një oficer i komisariatit të policisë nr.3 në kryeqytet, i ka marrë një deklarim qeraxhiut dhe sipas tyre situata ishte e qartë dhe nuk kishte nëvojë për kryerje të veprimeve të tjera në vendin e ngjarjes si këqyrja apo hetimi i imtësishëm.
Nga zjarri, sipas burimeve të policisë, janë shkaktuar dëme serioze në apartamentin ku kishte rënë flaka për shkak se vatra kishte qenë në ambientin e gatimit dhe më pas ishte përhapur në shtëpi, por për fat përfundoi pa të lënduar.