E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zogby”, sekret punën në Shqipëri



Lëvizja Socialiste për Integrim publikoi dje një letër zyrtare ku komunikoi me kompaninë e sondazheve “Zogby”, përmes së cilës i kërkon zyrtarisht zbardhjen e punës në Shqipëri. Nënkryetari i LSI-së, deputeti Dritan Prifti, është ai që i ka nisur një letër zyrtare kësaj kompanie dhe u interesua lidhur me mënyrën e kryerjes së sondazhit në Shqipëri dhe nëse është kryer nga amerikanë apo nga partnerë të saj në Shqipëri. Përgjigja e zyrtares së lartë të kompanisë e konfirmoi faktin se “Zogby” ka bashkëpunuar me partnerë lokalë, por emrat nuk i kanë bërë të njohur. “Për arsye administrative dhe për shqetësime të sigurisë, “Zogby International” nuk mund të bëjë publik ndonjë informacion në lidhje me partnerët në terren (vendorin) me të cilët ne po punojmë gjatë këtij procesi sondazhesh. Kjo është jetike për të mbrojtur integritetin e procedurave profesionale të sondazheve dhe rezultateve tona, por duhet që të siguroheni që ne do ta bëjmë publik në fund të projektit të gjithë informacionin në lidhje me ndonjë nga partnerët tanë në terren që na ka asistuar”, - thuhet në përgjigjen zyrtare që zyrtarja e “Zogby”, Stephanie DeVries, i shkruan Dritan Priftit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›