E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra do të kthejë serbët e Kosovës

Gjenevë

Azilkërkuesit nga serbët e Kosovës duhet të jenë të përgatitur për të rindërtuar jetën e tyre në Serbi. Në një vendim në parim bërë publike para dy ditësh, nga Gjykata Federale Administrative e Zvicrës. është vendosur të kthehej në Beograd një grua e re serbe edhe pse ishe me origjinë nga Kosova. "Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, serbët e shtetit më të ri në Europë, sipas gjyqtarëve, zotërojnë një shtetësi të dyfishtë: atë Serbisë dhe atë të republikës së Kosovës. Pra, nuk ka pengesa formale rreth dërgimit të këtyre serbëve nga Zvicra në drejtim të Beogradit..." kanë deklaruar autoritet zvicerane nga Berna. Pavarësia e Kosovës dhe njohjen e këtij vendi nga Zvicra në vitin 2008 paraqesin probleme të veçanta të autoriteteve përgjegjëse për azil.

Kthimi i këtyre azilkërkuesve serbë nga Zvicra në Serbi edhe pse janë pjesëtarë i pakicës serbe nga Kosova, ata gëzojnë të njëjtat të drejta si të popullatës autoktone, veçanërisht në qasje në objektet shkollore dhe ato publike. Prandaj, "ekstradimi i këtyre serbëve në drejtim të Serbisë, pavarësisht nga deklaratat e tyre, se ata janë me origjinë nga Kosova, është e mundshme dhe e arsyeshme”, kanë konstatuar autoritetet zvicerane.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›