E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Meta, merr garanci të plotë në Gjermani për vizat dhe integrimin

Kryediplomati shqiptar Ilir Meta tha sot se qeveria gjermane do mbështesë angazhimin e Shqipërisë për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në BE. Pas takimeve me figura të rëndësishme të qeverisë dhe parlamentit gjerman shefi i diplomacisë shqiptare Meta ka deklaruar se ka marrë garancinë se Gjermania do të votojë ‘pro’ heqjes së vizave sapo Komisioni Europian të konfirmojë plotësimin e kushteve. Meta ka konfirmuar se edhe në Gjermani ekziston shqetësimi për situatën politike në vend si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes mazhorancës dhe opozitës. Pas vizitës në Gjermani Meta ka konfirmuar se qeveritë e dy vendeve tona do të përqendrohen tek bashkëpunimi ekonomik si dhe tek investimet Gjermane në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›