E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvogëlohet numri i KFOR-it

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Theodor Guttenberg synon të reduktojë numrin ushtarëve gjerman në kuadër të KFOR-it në 1 mijë ushtarë.

Për gazetën gjermane "Uelt am Sonntag", Guttenberg tha se misioni në Kosovë, tregon se suksesi ka nevojë për një kohë të gjatë.

Gjermania ofron kontingjentin më të madh të KFOR-it në Kosovë, me rreth 3 mijë e 500 ushtarë.

"Në Kosovë ne vëmë në dispozicion, në bazë të mandatit deri në 3.500 ushtarë. Së shpejti ky kufi do të ulet me 1000 ushtarë", tha Guttenberg.

Ministri gjerman ka bërë të ditur se nëse situata në Ballkan do të vazhdojë të jetë e stabilizuar do të kthehen në të ardhmen ushtarë të tjerë. Që nga viti 1999, në Kosovë kanë qenë me shërbim rreth 100.000 ushtarë të Bundesverit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›