E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, harta e korrigjuar e tokës në Fier, Elbasan, Durrës dhe Shkodër

Vlerat zyrtare të tokës që do të përdoren për kompensim. Harta e vlerës së tokës do të përdoret edhe për shpronësime

Erald Kapri

Zyrtarizohen përfundimisht hartat e çmimeve të tokës në rrethet kryesore, pikërisht atje ku problemi i pronësisë është edhe më i ndjeshëm. Tashmë ka përfunduar harta e vlerës së tokës në disa qytete problematike si Elbasani, ndërkohë që në shumë të tjera është plotësuar përfundimisht. Njëkohësisht harta është rishikuar në shumë zona në disa prej qyteteve kryesore. Qeveria, me anë të Vendimit 139, ka miratuar këtë hartë, e cila do të shërbejë për çdo aktivitet si kompensimi i ish-pronarëve, shpronësimet për ndërtime publike apo aktivitete të tjera që ndërmerr qeveria me tokën.
Durrësi
Qarku i Durrësit vjen i plotë në hartën e vlerës së tokës. Bashkia e Durrësit është e ndarë në 10 zona. Zona 1 ka një vlerë prej 44 mijë lekësh, zona 2 ka një vlerë prej 35 899 lekësh, zona 3 prej 36 912 lekësh, zona 4 prej 37 262 lekësh, zona 5 prej 31 054 lekësh, zona 6 prej 20 466 lekësh, zona 7 prej 34 237 lekësh, zona 8 prej 28 308 lekësh, zona 9 prej 20 454 lekësh dhe zona 10 prej 22 664 lekësh. Bashkia Manëz ka vlerën minimale prej 786 lekësh dhe maksimale prej 2216 lekësh. Bashkia Subth është e ndarë në 5 zona, ku vlera maksimale arrin në 3 239 lekë. Të njëjtat vlera ka edhe Bashkia e Shijakut dhe e Fushë-Krujës, ndërsa Bashkia e Krujës ka vlera maksimale prej 5 731 lekësh.
Shkodra
Qarku i Shkodrës është përfunduar i gjithi dhe është miratuar nga qeveria. Bashkia Shkodër është e ndarë në 3 zona. Në zonën e parë vlera e tokë arrin vlerën e 31 753 lekëve, në zonën e dytë vlera e tokës arrin 21 564 lekë dhe zona e tretë arrin vlerën e 13 429 lekëve. Në këtë hartë janë përfshirë të gjitha bashkitë në qarkun e Shkodrës.
Fieri
Qarku i Fierit ka përfunduar i plotë. Vlerat me të larta janë në Bashkinë e Fierit. Në zona rurale vlera e tokës kap edhe vlera minimale. Kështu, në Bashkinë e Fierit, e cila ndahet në 5 zona, vlera nuk kalon shifrën e 26 mijë lekëve. Zona e parë ka vlerën maksimale prej 26 mijë lekësh, zona e dytë ka një vlerë prej 20 mijë lekësh. Zona e tretë ka një vlerë prej 19 mijë lekësh, zona e katërt ka një vlerë prej 17 mijë lekësh dhe zona e pestë ka një vlerë prej së njëjtës vlerë, 17 mijë lekë. Në hartë e vlerës janë edhe komunat përkatëse të qarkut të Fierit si dhe Bashkia e Lushnjës. Lushnja është e ndarë në katër zona me vlera maksimale prej 20 mijë lekë dhe vlerë minimale prej 13 mijë lekësh.
Elbasani
Qarku i Elbasanit ka përfunduar i gjithi. Vlera e tokës në Bashkinë e Elbasanit është përcaktuar më vete për çdo lagje në këtë bashki. Përkatësisht vlerat janë përcaktuar për lagjen “11 Nëntori” 25 mijë lekë, “5 Maji” 23 mijë lekë, “A. Pasha” 17 mijë lekë, “B.Dardha” 24 mijë lekë, “Brigaba 17 Sulmuese” 19 mijë lekë, “Çlirimi” 17 mijë lekë, “E. Matraxhiu” 12 mijë lekë, “Haxhias” 18 mijë lekë, “Hekurudha” 10 mijë lekë, “Kalaja” 29 mijë lekë, “Kongresi i Elbasanit” 22 mijë lekë, “L.Gurakuqi” 20 mijë lekë, “Partizani” 20 mijë lekë, “Q.Stafa” 21 mijë lekë, “S.Dylgjeri” 23 mijë lekë, “S.Papri” 22 mijë lekë, “Shënkoll” 9 mijë lekë, “Skënderbej” 9 mijë lekë dhe “V.Xhuvani” 24 mijë lekë. Bashkia e Peqinit ka një vlerë prej 2 398 lekësh, Gramshi 2 956 lekësh, Përrenjasi 3 620 lekë.

Harta, vlerat maksimale në Fier
Zona Vlera në lekë
Bashkia Fier
Zona 1 26 288
Zona 2 20 791
Zona 3 19 358
Zona 4 17 593
Zona 5 17 037
Bashkia Patoz
Zona 1 3 593
Zona 2 2 951
Lagja M.Metohiti 1 843
Bashkia Roskovec 2 744
Jagodina 720
Patos 982
Komuna Cakran 926
Komuna Mbrosta Ura 981
Komuna Libofsh 1 008
Komuna Qendër 1 095
Komuna Dëmenas 1 095
Komuna Topojë 1 178
Komuna Levan 921
Komuna Frakull 1 017
Komuna Portez 1 455
Komuna Zharës 1 038
Komuna Ruzhdie 589
Komuna Kuman 949
Komuna Kurjan 901
Komuna Strum 834
Bashkia Lushnjë
Zona 1 19 794
Zona 2 18 989
Zona 3 14 259
Zona 4 13 135
Karbunarë 2 032
Savër 1 991
Divjakë 2 789
Komuna Allkaj 1 078
Komuna Grabjan 1 218
Komuna Tërbuf 1 120
Komuna Bubullimë 1 030
Komuna Hysgjokaj 1 062
Komuna Golem 1 369
Komuna Dushk 1 868
Komuna Remas 1 067
Komuna Karbunar 975
Komuna Ballgat 914
Komuna Fier-Shegan 1 059
Komuna Gradisht 1 171
Komuna Kolonjë 1 115
Komuna Krutje 1 136
Bashkia Ballsh
Zona 1 3 179
Zona 2 1 755
Komuna Qender 751
Komuna Greshicë 968
Komuna Aranitas 959
Komuna Hekal 959
Komuna Ngraçan 632
Komuna Kutë 630
Komuna Fratar 717
Komuna Selitë 580

Harta, vlerat maksimale në Elbasan
Zona Vlera në lekë
Bashkia Elbasan
11 nëntori 25 389
5 maj 23 371
A. Pasha 17 759
B.Dardha 24 432
Brig 17 Sulmuese 19 245
Çlirimi 17 388
E.Matraxhiu 12 131
Haxhias 17 700
Hekurudha 10 099
Kala 29 004
Kong Elbasan 22 340
L.Gurakuqi 19 953
Partizani 17 743
Q.Stafa 21 405
S.Dylgjeri 23 011
S.Papri 22 751
Shënkoll 9 480
Skënderbej 9 451
V.Xhuvani 24 023
Peqin 2 398
Gramsh 2 956
Prrenjas 3 620
Librazhd 16 176
Belsh 2 980
Komuna Gracen 713
Komuna Paper 1306
Komuna Rrasë 1012
Komuna Shalës 1064
Komuna Gostime 1034
Komuna Funar 982
KomunaLabinot Mal 890
Komuna Trogan 1312
Komuna Gjengjan 1309
Komuna Klos 1266
Komuna Mollas 920
Komuna Fieze 1105
Komuna Grekan 716
Komuna Shirgjan 1452
Kom Labinot Fush 1028
Komuna Shushicë 1028
Komuna Gjinar 829
Komuna Zavalinë 675
Komuna Bradashesh 1450
Komuna Përparim 1221
Komuna Karinë 1441
Komuna Gjocaj 1179
Komuna Pajovë 1066
Komuna Shezë 1143
Komuna Rrajcë 867
Komuna Qukës 1225
Komuna Lunik 1042
Komuna Qendër 1296
Komuna Stebleve 771
Komuna Hotolisht 1167
Komuna Polis 1000
Komuna Stravaj 923
Komuna Orenj 953
Komuna Kushovë 872
Komuna Sult 837
Komuna Tunjë 827
Komuna Porocan 558
Komuna Kodovjat 1308
Komuna Lenie 485
Komuna Kukur 789
Kom.Skënderbeg 654
Komuna Pishaj 1264
Komuna Belsh 999

Harta, vlerat maksimale në Durrës
Zona Vlera në lekë
Bashkia Durrës
Zona 1 44 604
Zona 2 35 899
Zona 3 36 912
Zona 4 37 262
Zona 5 31 054
Zona 6 20 466
Zona 7 34 237
Zona 8 28 308
Zona 9 20 454
Zona 10 22 664
Bashkia Manëz 786
Kuçokë 2216
Bashkia Sukth
Zona 1 3 239
Zona 2 3 015
Zona 3 1 376
Zona 4 2 201
Zona 5 1 134
Bashkia Shijak
Zona 1 1 752
Zona 2 3 561
Zona 3 3 386
Komuna Gjepalaj 1 345
Komuna Ishëm 1 055
Komuna Katundi i ri 1 476
Komuna Maminas 1 345
Komuna Rrashbull 2 215
Komuna Xhafzotaj 1 476
Bashkia Krujë
Zona 1 5 731
Zona 2 4 221
Zona 3 7 220
Zona 4 3 311
Bashkia F-Krujë
Zona 1 3 719
Zona 2 4 377
Zona 3 3 744
Zona 4 3 623
Komuna Bubq 721
Komuna Nikel 1 442
Komuna Thumane 701
Komuna Cudhi 1 352

Harta, vlerat maksimale në Shkodër
Zona Vlera në lekë
Bashkia Shkodër
Zona 1 31 753
Zona 2 21 564
Zona 3 13 429
Vau i Dejës 1 1 504
Vau i Dejës 2 2 121
Komuna Ana e malit 1 641
Komuna Bushat 2 171
Komuna Bërdicë 1 843
Komuna Dajç 1 646
Komuna Guri i zi 1 567
Komuna Hajmel 1 340
Komuna Postribë 1 285
Komuna Pult 1 313
Komuna Rrethina 1 936
Komuna Shalë 1 167
Komuna Shllak 766
Komuna Shosh 839
Komuan Temal 1 021
Komuna Velipojë 2 448
Komuna Vig-Mnele 964
Bashkia Koplik 6 747
Komuna Gruemirë 1 343
Komuna Kastrat 1 699
Komuna Kelmend 753
Komuna Qender 1 401
Komuna Shkrel 1 274
Bashkia Pukë 658
Bashkia Pukë 1 159
Bashkia Fushë-Arrëz 497
Komuna Gjegjan 515
Komuna Blerim 589
Komuna Iballë 515
Komuna Fierzë 367
Komuna Qafë-Mali 527
Komuna Rrape 639
Komuna Qelez 639
Komuna Qerret 534

8 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›