Çakrri, dëshmitari në vrasjen e Hajdarit, në gjyq për mashtrim

06/05/2005 Petrit Çakrri, dëshmitari në vrasjen e Azem Hajdarit, i dënuar për vjedhje me armë, do të gjykohet nga Gjykata e Tiranës për akuzën e mashtrimit. Dje erdhi i shoqëruar nga burgu i Peqinit, por nuk arriti të dëgjonte akuzën e ngritur nga Prokuroria e Tiranës.
Prokurori Kol Hysenaj ka në dorë dosjen penale me emrin e Çakrrit, ndërsa në tavolinën përkrah tij nuk kishte avokat mbrojtës. Seanca kundër tij do të zhvillohet nga gjyqtari Arben Kostandini. Sipas akuzës, në kohën kur i dënuari Petrit Çakrri vuante masën e dënimit në Burgun 302, ka mashtruar shokun e dhomës së tij. I ka premtuar se do ta lironte në rast se ai do të paguante një shumë të madhe parash. Çakrri i ka premtuar bashkëvuajtësit se, nëpërmjet vëllait do të bënte të mundur takimin me prokurorët dhe, pasi të kishte paguar një shumë parash, do ta lironte nga burgu. Sipas të dhënave në dosje, Petrit Çakrri e kishte vlerësuar akuzën e fierakut të pambështetur dhe në këto kushte ai do ta nxirrte shumë shpejt nga burgu. Pasi ka marrë premtimin e të pandehurit, bashkëvuajtësi nga Fieri ka lajmëruar gruan në shtëpi. Më pas, ajo ka takuar vëllain e Çakrrit, i ka dhënë paratë dhe më pas ka pritur lirimin e bashkëshortit. Vetëm kur kaluan disa muaj, bashkëvuajtësi i Çakrrit mësoi mashtrimin. Vendosi ta denonconte në polici dhe më pas në prokurori. I pandehuri është marrë në pyetje nga organi i akuzës, por nuk e ka pranuar faktin se ka mashtruar shokun e tij të dhomës. Lajmi në Burgun 302 u përhap menjëherë. Të gjithë e mësuan se Petrit Çakrri, përveçse ishte i dënuar me dhjetë vjet burg për akuzën e vjedhjes me armë, bënte mirë edhe mashtrimin. Petrit Çakrri ka qenë dëshmitar në procesin kundër të pandehurve që, tashmë janë dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe truprojave të tij. Në dëshminë e vet, i dënuari është shprehur se ka qenë në verandën e një lokali natën e ngjarjes dhe ka parë gjithçka nga afër. Tashmë është duke vuajtur një dënim, dhënë nga Gjykata e Durrësit.