Çarmatoset polici, dhunohet në mes të qytetit nga tre persona
Tre persona dhunojnë Bledar Krujën, polic në Komisariatin e Gramshit. Arrestohet Agim Kumbaro, njëri nga dhunuesit. Dy të tjerët në kërkim
GRAMSH – Edhe gardianët e rendit gjunjëzohen. Një skenë e tillë ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku një efektiv i Komisariatit të qytetit e ka parë veten të çarmatosur dhe më pas të dhunuar nga tre persona. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Elbasanit bëjnë të ditur se polici Bledar Kruja është sulmuar nga tre persona, duke përfunduar në gjendje të rëndë në Spitalin e qytetit të Gramshit. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Pas hetimeve të para, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dhunës ndaj policit, ndërkohë që njëri prej tyre, konkretisht shtetasi Agim Kumbaro, është arrestuar pasditen e djeshme.
Ngjarja
Efektivi i Komisariatit të Policisë së Gramshit ka nisur ditën e djeshme shërbimin si çdo ditë. Teksa ndodhej në qytet, rreth orës 5 të mëngjesit, para tij kanë dalë tre persona. Sipas burimeve zyrtare, dy prej tyre janë shtetasit Agim Kumbaro dhe D. H., 16 vjeç, ndërsa të dhënat për personin e tretë nuk janë dhënë nga policia për shkak të hetimeve. Ata e kanë ndaluar policin Kruja duke i kërkuar që të bisedonin. Sapo është ndaluar, tre të rinjtë e kanë çarmatosur dhe më pas e kanë keqtrajtuar. Konflikti i këtyre personave me 22-vjeçarin, që punon në strukturat e Rendit, ka ndodhur në mjediset publike të qytetit. Pasi e kanë lënë në gjendje të rëndë në mes të qytetit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënat e para zyrtare, 22-vjeçari Kruja ka njoftuar kolegët duke i kërkuar ndihmë. Sipas tyre, i dhunuari është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën e parë. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të frakturave që ka pësuar në pjesë të ndryshme të trupit. “Shkaqet për këtë krim janë ende të paqarta”, - thonë burimet policore. Pasditen e së hënës policia arriti të ndalojë Agim Kumbaron, njërin nga autorët e dhunës së ushtruar ndaj policit të Komisariatit të Gramshit.
Dhuna
Dhuna ndaj efektivave të policisë në vendin tonë është bërë diçka e rëndomtë. Mbrojtësit e rendit dhe të qetësisë kanë rënë pre e dhunës shpeshherë teksa kanë qenë në shërbime si në stadiume, mjedise publike apo dhe në shtëpitë e tyre. Vetëm dy muajt e fundit u regjistruan dy ngjarje, në Dibër dhe Durrës, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj policëve. Ndërsa në fund të vitit të kaluar 7 punonjës policie në rrethet e Tropojës, të Elbasanit, Tiranës dhe Korçës janë keqtrajtuar për një ditë. Ndonëse kanë imunitet dhe janë të armatosur, sërish efektivat blu e ndiejnë veten të dhunuar apo të pambrojtur nga njerëzit e krimit. Autorët që vënë dorë mbi mbrojtësit e rendit dhe të qetësisë publike vihen në akuzë për veprën penale të “fyerjes dhe kundërshtimit me dhunë për shkak të detyrës”, por në jo pak raste ka ndodhur që ata janë lënë të lirë pas verifikimeve të para.
Rikthehen atentatet në qytetin e Shkodrës, arrestohen dy persona
SHKODËR – Atentatet me armë zjarri në mes të qytetit janë bërë pjesë e përditshmërisë për banorët e Shkodrës. Ngjarja më e fundit është regjistruar në orët e para të ditës së djeshme, ku pas hetimeve, janë ndaluar dy persona. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës pohojnë se ditën e hënë, rreth orës 12 është ekzekutuar urdhër-ndalimi për shtetasit; Syrri Rexhepi, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Salo Halili” dhe fqinjin e tij Zamir Kisha, 44 vjeç. Ndalimi i shtetasit Syrri Rexhepi u bë për arsye se po ditën e djeshme, rreth orës 01:30, në vendin e quajtur lagja “Iliria”, dhe pikërisht përpara një lokali privat, pas një konflikti të çastit, ai ka tentuar që të vrasë me armë zjarri Fatlum Sh., lindur dhe banues në lagjen “Salo Halili”. 31-vjeçari ka marrë një plumb në trup dhe ndodhet në sallën e reanimacionit në Spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas mjekëve, ai është në gjendje kritike për jetën.
Zëdhënësja Fatbardha Çelepia bën të ditur se nga hetimet rezulton që arma e krimit ishte e shtetasit Zamir Kisha. Policia ka bërë dokumentimin e plotë ligjor dhe me prova të kësaj ngjarjeje. Sipas të dhënave zyrtare, materialet i kanë kaluar prokurorisë. Shtetasi Syrri Rexhepi akuzohet për veprën penale të “vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa ndaluari tjetër akuzohet për “moskallëzim të krimit” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Atentatet dhe vrasjet në mjediset publike tashmë janë bërë pjesë e jetës së përditshme në qytetin e Shkodrës. Vetëm muajin e fundit janë regjistruar të paktën 5 ngjarje të tilla.
25 Nentor 2008