E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Çdo votë për LSI-në, investim për një Shqipëri më të mirë”

22-03-2013 / Gazeta 55

Kreu i LSI, Ilir Meta, takime elektorale në Qarkun e Beratit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar disa takime me qindra banorë në qarkut Beratit në rrethin Skrapar.  
Gjatë takimit të zhvilluar në Çorovodë, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi edhe një punishte artizanale për prodhimin e produkteve me thupra. Në një prononcim për mediat e pranishme aty, Meta theksoi se LSI do të bëjë çdo gjë për të krijuar hapësira për të tilla produkte, pasi, sipas tij, ndihmojnë punësimin. “Është e rëndësishme për të gjetur treg të qëndrueshëm, në mënyrë që dhe puna të jetë e qëndrueshme dhe të zgjerohen këto aktivitete. Ne do të bëjmë çdo gjë që të jetë një projekt afatgjatë dhe do të përpiqemi që t’i shtojmë vendet e reja të punës edhe në këtë aktivitet, edhe në aktivitete të tjera”, theksoi ndër të tjera  Meta. 
Ndërsa në takimin në qytetin e Poliçanit Lideri i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se shumë janë bërë deri më tani për këtë qytet por duke pasur mundësi më të mëdha pas 23 qershorit do të bëhet akoma më shumë për Poliçanin. Ai tha se LSI kërkon që Shqipëria të ecë më shpejt dhe të mos bëhen më gabimet e së kaluarës. “Ne duam që të ecim më shpejt, e gjithë Shqipëria të ecë më shpejt, edhe Poliçani të ecë më shpejt. Nuk duhet të bëjmë gabime të së kaluarës. Populli shqiptar nuk ka kohë të gënjehet, nuk ka kohë të mashtrohet, aq më tepër në këtë periudhë krize për të gjithë botën, për të gjithë Evropën, për Greqinë, për Italinë, që ju e dini shumë mirë. Prandaj duhet forcuar stabiliteti i vendit por edhe Shqipëria duhet të ecë më shpejt”, theksoi  Meta.
Sipas tij duhet gjetur një e mesme e artë dhe e mesmja e artë është LSI-ja. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se LSI do të ketë shumë më tepër përfaqësim pas 23 qershorit sepse situata është shumë më e favorshme për të.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›