E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekët: Njohëm rezultatin e zgjedhjeve

 

“Vendimi i BE-së më 16 nëntor ishte njohja e rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit”. Kështu deklaruan dje senatorët çekë, në takimin me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Përfaqësuesit e Komisionit të Integrimit në Senatin e Çekisë, vendi ku Kryeministri Berisha dorëzoi kërkesën për statusin e vendit kandidat, thanë se zgjedhjet në Shqipëri u njohën nga vendet anëtare dhe pranimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat nga Këshilli i Ministrave të BE-së në 16 nëntor, ishte tregues i vijimit të dinamikës së integrimit të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit tha se pranimi i kërkesës së Shqipërisë, vetëm gjashtë muaj pas dorëzimit të saj ishte një hap shumë domethënës në procesin tonë të integrimit. Topalli theksoi se po ashtu edhe liberalizimi i vizave, që pritet të bëhet vitin e ardhshëm është një arritje shumë e madhe e objektivave tona, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›