E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Çekia, ndihmë Shqipërisë për vizat”



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje në një takim zyrtar kryetarin e Parlamentit të çekisë, Miloslav Vlcek, nga ku deklaroi se çekia do të japë ndihmën e saj në procesin e liberalizimit të vizave. "Gjatë takimit që patëm, ne diskutuam çështje shumë të rëndësishme si të shkëmbimeve parlamentare, besimin e madh në diplomacinë parlamentare, por kryesisht biseda u përqendrua te liberalizimi i vizave", - tha Topalli në konferencën e përbashkët për shtyp. E pyetur nga mediat në lidhje me letrën e dërguar nga kreu i opozitës, Rama, te komisioneri Fule, Topalli tha: "Unë shfrytëzoj rastin për të falënderuar edhe një herë komisionerin Fule, që është përfaqësuesi i çekisë, për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë Shqipërisë". Ndërsa kreu i parlamentit çek tha se çekia do të ndihmojë Shqipërinë në dy faza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›