E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet në Tiranë Dhoma e Tregtisë Bullgaro-Shqiptare



Biznesi do të ketë tashmë një tjetër institucion, ku mund të kërkojë konsulencë, ide dhe mbështetje. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Shqiptare çeli dyert dje përmes një ceremonie të veçantë me mbështetjen e Ambasadës Bullgare. Gjatë fjalëve përshëndetëse që u mbajtën gjatë aktivitetit, u theksua se synimi i kësaj shoqate është dhënia e mendimeve, propozimeve dhe vlerësimeve mbi nismat ligjore apo politikat publike, të ndërmarra këto nga administrata qendrore, vendore si dhe nga subjekte të tjera publike, të cilat prekin interesat e përbashkëta të anëtarëve të Dhomës. Ambicia kryesore e Dhomës është të bëhet nismëtare e bashkëpunimit me autoritetet përkatëse shtetërore në procesin e identifikimit të konkurrencës. Mbështetëse me një kontribut të veçantë për çeljen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Shqiptare është Fibank, biznesi më i madh bullgar në vendin tonë. Përmes këtij projekti të rëndësishëm, Fibank synon të kryejë rolin e një ure ndërlidhëse mes dy vendeve, duke ofruar para së gjithash mbështetjen e saj për të gjithë anëtarët e Dhomës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›