E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi-Barcelona "pushtojnë" Botërorin



Edhe pse është shpallur rishtazi Kampion i Evropës, Interi i Masimo Moratit nuk është skuadra më e përfaqësuar në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Vendin e parë e zënë çelsi i Londrës dhe Barcelona. Që të dyja këto ekipe kanë nga 14 lojtarë në këtë Botëror, të grumbulluar me kombëtaret respektive. Ndërkohë te Interi kanë ndikuar jo pak edhe zgjedhjet e trajnerëve, ku maft të kujtojmë se tekniku i Argjentinës, Diego Maradona refuzoi të grumbullonte dy ndër futbollistët më në formë, si Esteban Kambiaso dhe Havier Zaneti. Ndërkohë në vendin e dytë në këtë listë është Liverpuli, ekip ky që nuk ka bërë një sezon të mirë, por gjithsesi 12 nga lojtarët e vet janë pjesë e kombëtareve të tyre në Afrikë. Nga një lojtar më pak kanë Bajerni i Mynihut dhe Ajaksi i Amsterdamit, ndërsa vetëm nga 10 lojtarë kanë Inter, Arsenal, Panathinaikos dhe Real Madrid. Nga skuadrat legjendare që fatkeqësisht nuk kanë asnjë lojtar në Kupën e Botës është klubi argjentinas i River Plejt. Nga këta të fundit kanë dalë shumë talente të futbollit Botëror, por që në këtë Kupë të Botës Maradona nuk ka pranuar të përfillë asnjë lojtar të River.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›