Çerekfinalja e Kupës Milani eliminohet nga Udineze
Milani ka pësuar një tjetër goditje dje teksa është eliminuar në çerekfinale të Kupës së Italisë nga skuadra e Udinezes. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin minimal 1-0 në fushën e tyre, me një gol të shënuar nga Inler në minutën e 56'. Leonardo kishte preferuar të hidhte në fushë skuadrën e dytë, por rezervat e Milanit zhgënjyen në këtë takim, duke mos arritur që të kalonin skuadrën e Udinezes, e cila gjithashtu luajti me shumë mungesa. Disa nga të rinjtë e Milanit nuk arritën të përshtateshin dot, por është vënë re edhe një paraqitje e dobët e Gatuzos, i cili është tërësisht jashtë formës.