Çfarë ka ndryshuar në arsimin e lartë
Adriana GJONAJ*
Objektivi kryesor i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor ka qenë përfshirja në zonën europiane të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duke synuar formimin e një gjenerate të re të diplomuarish me njohuri shkencore e profesionale të cilësisë së lartë, të aftë për të konkurruar në një ekonomi të hapur e në zhvillim. Në mbështetje të këtyre objektivave kryesore janë ndërmarrë një sërë hapash mjaft të rëndësishëm, si:
Legjislacion dhe organe të reja për arsimin e lartë
Ndryshime esenciale kanë ndodhur në legjislacionin e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.
Fillimisht dhe më kryesorja është miratuar strategjia kombëtare e zhvillimeve afatmesme në arsimin e lartë për periudhën 2008-2013. Është miratuar një ligj i ri i arsimit të lartë dhe hartohen dhjetëra akte nënligjore në zbatim të tij. Është përfshirë në ligjin e buxhetit për vitin 2009 formula për transfertën buxhetore të financimit të IAL dhe gjithashtu e grantit për konkurrim në investime. Po ashtu është hartuar dhe është gati për miratim Kuadri Kombëtar i Kualifikimeve, Ligji për Profesionet e rregulluara, Strategjia e kërkimit shkencor, zhvillimit teknologjik dhe inovacioneve, hartimi i statistikave dhe indikatorëve për vlerësimin e tyre. Në përgatitjen e të gjitha këtyre akteve të rëndësishme, kemi patur një asistencë shumë të kualifikuar të drejtuesve të Këshillit të Europës për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, të UNESCO-s, Bankës Botërore etj. Po ashtu është krijuar një institucion i ri, Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës si organ këshillimor i MASH dhe i Këshillit të Ministrave, për politikat e zhvillimit të arsimit të lartë dhe shkencës.
Liberalizimi dhe masivizimi i universitetit
Këto kanë qenë vitet e masivizimit të arsimit të lartë dhe përmirësimit të procedurave të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë dyfishohet numri i studentëve që ndjekin studimet universitare. Në vitin akademik 2006 futet për herë të parë Matura Shtetërore si standard për vlerësimin e dijeve të fituara në gjimnaz dhe tregues për pranimet në universitet. Në vitin akademik 2007-2008 përdoret sistemi Meritë - Preferencë për pranimet në universitete, duke shmangur konkurse që kishin rezultuar korruptive në shumë raste dhe nuk konsideronin arritjet e nxënësve, në vitin 2008 ngrihet Agjencia e Pranimeve në universitete me synim përmirësimin e të gjithë procesit.
Zgjerohet numri i institucioneve të reja të arsimit të lartë apo njësive përbërëse të tyre.
U hapën universitete të reja publike, fakultete, departamente apo filiale të tyre. Në 2007-ën formohet Qendra e Studimeve Albanologjike nga reformimi i instituteve të Akademisë së Shkencave. Në Universitetin Politeknik të Tiranës krijohen 2 institute kërkimore të rëndësishme nga reformimi i sistemit të kërkimit. Në Universitetin e Tiranës integrohet Instituti i Fizikes Bërthamore dhe Instituti i Studimeve Biologjike. Në UBT integrohen tërësisht apo pjesërisht ish-institute kërkimore të Ministrisë së Bujqësisë apo Akademisë së Shkencave. Gjatë këtyre 4 viteve janë licencuar mjaft institucione private të arsimit të lartë, me shumë programe të reja studimi.
Reformohet tërësisht sistemi i kërkimit shkencor gjatë këtyre 4 vjetëve. Reforma e ndërmarrë nga qeveria në këtë fushë, optimizoi përdorimin e burimeve ekzistuese njerëzore, financiare e infrastrukturore, duke integruar në një sistem të vetëm arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Universiteteve iu bashkëngjitën disa qindra shkencëtarë e kërkues, shumë laboratorë dhe infrastrukturë tjetër kërkimore. Sot ne flasim për 12 qendra universitare publike të vendit, në Tiranë dhe rrethe, ku punojnë mijëra pedagogë e kërkues dhe studiojnë e përgatiten dhjetëra mijëra studentë.
Në filozofinë e saj, reforma synoi gjithashtu, në rritjen e vlerave të kërkimit lidhur me zhvillimin e vendit dhe rritjen e kualitetit të transmetimit të dijeve në institucionet e arsimit të lartë, në shërbim të drejtpërdrejtë të formimit të gjeneratës së re shqiptare.
Rritet financimi për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor
Masivizimi i arsimit të lartë dhe reformimi i sistemit të kërkimit shoqërohen me një sërë masash mbështetëse nga qeveria, si: financimi për arsimin e lartë në 2009 kundrejt 2005 rritet nga 4.370.000 lekë në 9.680.000 lekë, ose 221% më shumë. Janë ndërtuar e po ndërtohen 15 objekte të reja në universitete ose 22.000 metra katrorë dhe rikonstruktohen 125 objekte të tjera (fondi i planifikuar për investime rritet nga 937 milionë lekë në 2005, në rreth 1.8 miliardë lekë në 2009. Personeli akademik në institucionet publike rritet me 1200 punonjës të rinj. Në mbështetje të politikës reformuese dhe fuqizuese të sistemit të kërkimit shkencor, financimi vetëm për programet dhe projektet për shkencë në vitin 2009 është 5 herë më i madh se në vitin 2005, ose nga 1 milion usd në 2005, në mbi 5 milionë usd në 2009. Nëpërmjet këtij fondi janë financuar me dhjetëra projekte kërkimore, kuadrin e programeve kombëtare apo të bashkëpunimit bilateral me vendet e tjera. Në ndjekje të politikës për rinovimin dhe fuqizimin e infrastrukturës kërkimore didaktike janë dhënë 2 milionë euro dhe është në fazën përfundimtare një financim i ri me rreth 2.3 milionë euro të tjera, për të cilin janë bërë rreth 90 aplikime nga departamentet. Financohen nëpërmjet programit “Brain Gain” dhjetëra profesorë apo kërkues shqiptarë, të shkolluar apo punësuar në universitete perëndimore, për të kontribuar me afate të ndryshme kohore në institucionet tona akademike. Janë rritur financimet për bursa në kuadrin e projektit CEEPUS për mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve shqiptarë në universitete të huaja nga 100 në 130 bursa mujore. Dyfishohet fondi në mbështetje të ekselencave shqiptare, për studime doktorale e postdoktorale jashtë vendit. Qeveria shqiptare paguan detyrimin e vënë nga BE-ja për t’iu dhënë kërkuesve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si të barabartë në programin më të madh paneuropian të kërkimit: Programi Kuadër 7. Rritet numri i bursave për studentët nga 4500 bursa në 5300. Vetëm për studentët e vitit të parë janë dhënë 1600 bursa, apo 700 më shumë se një vit më parë.
Implementimi i Procesit të Bolonjës
Reformohet sistemi universitar në përputhje me parimet dhe objektivat e procesit të Bolonjës në drejtim të strukturës së studimeve sipas modelit 3+2+3, me vendosjen e disa standardeve kombëtare për hapjen e programeve të reja të studimit të cikleve të ndryshme e reformimin e kurrikulave të tyre, adoptimin e sistemit të krediteve, ngritjen dhe fuqizimin e sistemit të vlerësimit të cilësisë dhe akreditimit, unifikimin e procedurave të njohjes së diplomave sipas normave të BE-së, kualifikimin e stafit akademik etj.
Kështu, vetëm në institucionet publike të arsimit të lartë gjatë këtij viti janë paraqitur, vlerësuar nga Agjencia dhe Këshilli i Akreditimit, MASH dhe janë miratuar nga Këshilli i Ministrave rreth dhjetëra programe studimi të ciklit të dytë, dhjetëra Mastera të nivelit të parë e programe për specializimet në mësuesi, Mastera të nivelit të dytë, specializime afatgjata në mjekësi dhe pas pak ditësh edhe programe të reja doktorale.
Për të ndihmuar institucionet e arsimit të lartë dhe stafet akademike në veprimtarinë e tyre, vetëm gjatë dy-tre muajve të fundit, MASH në bashkëpunim me organizma dhe ekspertë të huaj, ka organizuar disa workshope, si ai për hartimin nga institucionet të planeve strategjike të zhvillimit të tyre, mbështetur në strategjinë kombëtare, INFO DAY për programin TEMPUS, Programin Kuadër 7, seminar me drejtues e profesorë për mundësitë e ofruara nga programi i NATO-s për shkencë etj.
Përmirësohet autonomia e universiteteve
Në përputhje me hapësirat e krijuara nga ligji i ri i arsimit të lartë rritet autonomia akademike, administrative e financiare, demokracia në institucionet e arsimit të lartë dhe sidomos me vëmendje të veçantë në politikat ndaj studentëve dhe rritjes së shkallës së pjesëmarrjes së tyre në qeverisjen e institucioneve dhe hapjen e mëtejshme ndaj shoqërisë dhe biznesit.
Për institucionet publike dhe private të arsimit të lartë mundësitë ligjore të pjesëmarrjes së tyre në krijimin, organizimin, bashkëpunimin për programe të reja të studimit nga më të larmishmet, edhe së bashku me partnerë perëndimorë, janë maksimale. Mbetet që vetë institucionet, strukturat kolegjiale të tyre, drejtuesit, personeli akademik dhe studentët, të angazhohen për hartimin e strategjive të tyre, për rritjen e kualitetit në formimet universitare, nxitjen e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimin me sektorin privat për thithje të investimeve prej tij, për rritjen e autonomisë, demokracisë dhe përgjegjësisë së brendshme në institucione. Universitetet duhet të përpiqen për të luajtur një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimet rajonale dhe kombëtare.
Zgjerohet bashkëpunimi ndërkombëtar
Këto katër vite kanë qenë vite të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Gjatë gjithë këtyre viteve, janë siguruar kontakte të ngushta me vende europiane dhe të rajonit, si me Këshillin e Europës dhe BFUG europian (Bologna Follow Up Group) për ndjekjen e procesit të Bolonjës; me ENQA për sigurimin e cilësisë, me rrjetin ENIC NARIC, për probleme të njohjes dhe të kuadrit të kualifikimeve etj.
Është rritur ndjeshëm pjesëmarrja në organizimet rajonale dhe europiane në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si përfshirje në programet europiane për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor: TEMPUS, Programet Kuadër për kërkimin, në rrjetin rajonal-europian për edukimin ERI SEE, në rrjetat rajonale dhe europiane të kërkimit: SEE ERA.NET, ERA WESTBALKAN +, WBC INCO-Net dhe NET4SOCIETY, CEEPUS etj., si dhe në shumë bashkëpunime bilaterale dhe multilaterale.
*Zv.ministre e Arsimit
dhe Shkencës, për Arsimin e Lartë