E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ndodh kur opozita nuk çon komisionerët

Nëse Partia Socialiste do të bojkotojë zgjedhjet, atëherë Kodi Zgjedhor parashikon që të drejtën për të propozuar anëtarë në KZAZ e ka partia e dytë e opozitës. Kodi parashikon gjithashtu edhe bojkotin e kësaj të dytës. Në këtë rast procedurat fillojnë nga e para, çka do të thotë që KQZ-ja ka të drejtë të bëjë zëvendësimet me anëtarë të subjekteve që janë regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale. Pika pesë e nenit 29 e Kodit Zgjedhor parashikon se nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ-të, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij

Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja "a" e këtij neni, çka do të thotë që procedura nis nga fillimi në përzgjedhjen e anëtarëve deri në balancimin e KZAZ-së siç e kërkon ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›