E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë përcakton Kodi Zgjedhor

Sanksionet

Neni 173 i Kodit Zgjedhor përcakton të gjitha masat administrative në rast se subjektet zgjedhore nuk respektojnë ligjin për auditin. Shkelja e dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore nga ana e subjektit politik ndëshkohet me gjobë nga 50000 deri në 100000 lekë. Mosbashkëpunimi me auditin e KQZ-së nga ana e subjektit zgjedhor dënohet me gjobë nga 1000000 deri në 2000000 lekë. Refuzimi për të bërë transparent burimet e financimit të fushatës, apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e auditit, dënohet me gjobë nga 2000000 lekë deri në pezullimin për 5 vjet të financimit përkatës për partinë politike. Shkeljet në lidhje me nenin 90 të këtij kodi nga ana e dhuruesit dënohen me gjobë, me vlerë të barabartë me 30 për qind të shumës së dhuruar. Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga subjekti zgjedhor ndëshkohet me një gjobë të barabartë me vlerën 10 për qind të vlerës mbi kufirin e lejuar të shpenzimit, sipas nenit 90 të këtij kodi.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›