Çfarë u harrua të thuhet për fitilat e pashuar të Gërdecit
Bejdo MALO
Para disa kohësh një grup gjimnazistësh të Petro Nini Luarasit që orën e matematikës po e kalonin në kafen që ndodhet në katin e parë të vilës së ish- diktatorit Enver Hoxha, panë në trotuarin përballë ish- ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që zbriti nga një Mercedes-Benc katër matik dhe filluan të hedhin romuze. Dikush tha se sa bukur vishet ky Fatmir Gërdeci. Dikush tjetër tha se mbeti përherë një çunak çapkën. Çdo epitet që i vinin shoqërohej me të qeshura të mëdha. Një prej vajzave të këtij grupi tha se ai që i jep dorën dhe i thotë në sy Fatmir Gërdeci do të fitojë 10 mijë lekë. Basti u vu dhe djali fitoi lekët. E kisha harruar këtë histori, kur befas ma kujtoi një prej gjeneralëve të akuzuar për Gërdecin dhe më thotë se: Nuk kam asnjë faj unë, faj ka Fatmir Gërdeci që më ka varrosur të gjallë. Gjenerali ishte shumë i rënë moralisht dhe çgraduar dhe civil mu duk sikur e kishin futur në finjë. Ai po pinte një kafe me një prej bosëve të ekspozitave shqiptare. Me siguri e kërkonte për mik për të lehtësuar pozitën. Këtij gjenerali para 15 marsit të vitit 2008 nuk kishte burrë nënë ti dilte para. Ai ishte i plotfuqishëm, por dhe arrogant. Ai i kishte të gjitha, paratë, pushtetin dhe supet të mbushura me yje. Aq shumë yje sa kur kishte qenë pjesëtar i një delegacioni në Bruksel në selinë e NATO- s gjenerali Klark që kishte dy yje më pak se sa gjenerali që kishte qenë 9 vjet në një klasë me mua në shkollë të mesme dhe të lartë i skuqur në fytyrë dhe me përulësi e pyeti se në çfarë lloj beteje i kishte fituar katër yjet që i verdhonin supin. Ky gjeneral kishte aq merita sa gjysmën e firmave për tërë procedurën dhe realizimin e çmontimeve në Gërdec i kishte vendosur ai. I kishte vendosur me sy mbyllur pa ju dridhur qerpiku vetëm e vetëm që ai të merrte në çdo tre muaj nga një post të lartë në Forcat e Armatosura. Për hir të së vërtetës ja arriti. Ajo që më trishtoi së pari ishte fakti se ky gjeneral nuk meriton as zhelet e kapterit se për luftë nuk qenka fare. Ky qenka frikacak. Së dyti mu pështiros sepse ky deri më 15 mars 2008 të vriste për zotin Fatmir Mediu dhe tani të vret për të.
Një tjetër gjeneral i çgraduar prej Gërdecit ka një histori akoma më komike se sa ajo e Gjeneralit armik të Fatmir Mediut. Katër gjeneralë shqiptarë shkuan për një trajnim në Pentagon. Pedagogu që do ti trajnonte ishte një major që kishte marrë pjesë në dy luftërat e Gjirit. Kishte shpëtuar nga 5 herë nga vdekja, ishte 48 vjeç, katër vjeç më i madh se katër gjeneralët shqiptarë. Edhe pse kishte kaluar një orë nga koha e fillimit të mësimit ai nuk dilte nga zyra e tij. Ishte mbyllur në zyrë. U alarmua situata dhe një prej zyrtarëve të Pentagonit shkoi të verifikonte situatën. Nuk shkoj të jap mësim sepse thyej rëndë rregulloren ushtarake, tha majori. Si mund tu jap mësim dhe mend unë katër gjeneralëve. Hesht mor gomar, i tha zyrtari. Shko me vrap në klasë dhe jep mësim se nëse do të ekuivalentonim gradën e katër gjeneralëve shqiptarë nuk do të ishte as sa grada e një kapteri. Nuk e di që ne në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë kemi dërguar një kapter dhe ata e respektojnë i servilosen dhe i gjunjëzohen si gjeneral. Pa ç' pa majori amerikan, shkoi e dha mësim. Pas 10 minutash, ai pa se përballë tij nuk ishin katër gjeneralë, por katër rreshterë. Kthente kokën nga gjeneralët e verbonin yjet dhe për të mos u verbuar fare nuk e ktheu kokën për 90 minuta sa mbaroi dhe mësimi. Dy prej këtyre gjeneralëve ua preu karrierën në mes një dekret i Presidentit Alfred Mosiu sepse akoma nuk e kemi marrë vesh edhe pse 5 muaj para afatit ligjor. Dy të tjerë ishin arkitektët e Gërdecit, sepse u morën me karvanët që mblidhnin municionet nga tërë anët e Shqipërisë. Aq fanatikë ishin karshi urdhrave të ministrit Fatmir Mediu sa në një prej dosjeve që Ina Rama po nis në Gjykatë është një fakt tronditës. Gjenerali ka pohuar se nuk kishte ç' të bënte dhe ka firmosur një urdhër që në Kukës në një repart që kishte vetëm një kapter roje, ka dërguar një makinë 20 tonëshe për të marrë një arkë që peshonte 14 kilogram, por gëzhojat që ishin në këtë arkë ishin prej zingu një metal që i drithëronte shpirtin dhe i ngjethte leshtë e kokës Mihal Delijorgjit. Vdiste kodoshi për metalet me ngjyra. Të mos kishte shpërthyer Gërdeci do t'ia kishte hedhur se kishte mbi dy ton metale me ngjyra që ishin nxjerrë tërë investimin.
Trishtimi i yjeve të gjeneralëve shqiptarë
Por më trishtues është fakti për gjeneralin që firmosi shkresën që fadromisti i Brigadës së xhenios të shkonte të punonte për llogari të Mihal Delijorgjit dhe rrogën ta merrte nga Ministria e Mbrojtjes. Rametliu që e kishte shtëpinë në Laç, vdiq në Gërdec. Fadroma e tij u bë copa-copa, por ai copë-copë ka lënë gruan dhe fëmijët e tij. Ata janë pasqyra më e dhimbshme e Gërdecit. Historia e tij është shumë trishtuese. Ai në vitin 1994 shkoi për specializim në Gjermani për tre vjet. Shul shkoi, hu erdhi. Në dosje u fut dokumenti që ai ka studiuar tre vjet në Gjermani. Gjenerali shkoi pas 6 vjetësh përsëri në një kurs tjetër në një akademi tjetër gjermane. Futet në provim gjenerali, flet nja një gjysmë ore dhe pedagogu gjerman e dëgjon me gojë hapur. Kur mbaron i thotë, 2- sh. Dhe duke vënë notën, e shoqëron me një sqarim shpotitës. Dëgjo këtu ti zoti kolonel. Kaq i dobët sa je ti, ka qenë vetëm një kolonel shqiptar, të cilin e kam lënë në klasë në vitin 1994. Më kujtohet që e kishte emrin.
-Po unë jam ai, tha koloneli. Pse me ty e kam dhënë provimin në vitin 1994?. O zot. Koloneli, nuk e njohu ndërsa profesori gjerman e mbante mend si emër, por si fytyrë gjenerali jonë kishte ndryshuar. Ishte shëndoshur, ishte zbardhur. Edhe ky gjeneral para ca ditësh nuk la fjalë pa thënë për Fatmir Gërdecin. E, thashë me vete, kush ka shkak ta shajë dhe kush e shan. Në inat e sipër i dërgova një mesazh zotit Fatmir Mediu. Nëse e ke mik zotin Gazment Oketa, i thuaj të më ndihmojë se kam një hall me të. Përgjigja më erdhi: "Nuk e kam". Përgjigja më konçidoi në momentin që unë kisha hapur kompjuterin dhe po shikoja një foto ku kishin dalë para disa ditësh në parlament zoti Oketa dhe Fatmir Mediu dhe ky i fundit po i pëshpëriste një fjalë në vesh. Aq afinitiv dukej me zotin Oketa sa thashë ky të mashtroka edhe në celular dhe nuk e paska për gjë fare.
Gabimi fëmijëror i Ina Ramës
Kam pasur fatin e mirë dhe të keq që të jem dëshmitar okular në dy tragjedi të tjera të ngjashme me Gërdecin, të cilat e paralajmëruan këtë hata të madhe. E para ishte në vitin 1997, në tunelet e Picarit të Gjirokastrës. U copëtuan katër oficerë, midis tyre dhe nipi im, Major Bardhyl Këllezi. Kur mblodhën atë që kishte mbetur nga shpërthimi i Picarit, pashë katër prokurorë të Prokurorisë së Tiranës. Ata e filluan hetimin nga shkaku, i cili kishte shkaktuar këtë tragjedi. Pas ekzaminimit të provave u përcaktua shkaku. Ishte një gabim njerëzor dhe familjet gjetën një qetësim për hallin që u ndodhi. Ndodhia e dytë ishte shpërthimi i depove të Dhëmblanit. Edhe këtu viktima nga pesë oficerë dhe nënoficerë. Shkuam me helikopter me Gjeneral Pëllumb Qazimin dhe po ata katër prokurorë rrethuan vendin dhe përcaktuan shkakun. Madje rrezja e kraterit dhe rreziku ishte shumë herë më i madh se sa Gërdeci. Katër prokurorët për shtatë ditë punuan pa ndërprerje dhe e përcaktuan me saktësi shkakun. Kur vajtëm të varrosnim një prej oficerëve që vdiq në një spital Italian nga shpërthimi i Dhëmblanit, bababi i tij nuk kishte asnjë pishman, pasi e kishte marrë të vërtetën. Ditën që shpërtheu Gërdeci isha ndër të gazetarët e parë që shkova deri afër kraterit. Kërko me sy katër prokurorët që ishin specializuar për shkakun e shpërthimeve, por nuk i pashë. Me vete thashë. Qe si qe ai bukëshkali Theodhori Sollaku, por ca gjëra i dinte mirë. Gjeneralët që përmenda më lart më thanë se Ina Rama ka bërë gabime fëmijërore. Po gabime fëmijërore ka bërë, u thashë. Unë si ushtarak i vjetër them me bindje se dy janë pistat e shpërthimit të Gërdecit. Ose zjarr i vënë nga një pakujdesi njerëzore, ose zjarr i vënë me qëllim. Askush nuk e filloi hetimin në pistat e shkakut të shpërthimit. Ky gabim fëmijëror i zon