Çifti Berisha, lule për nënat në maternitet
• Kryeministri Berisha dhe gruaja e tij, Liri Berisha vizituan me rastin e festës së gruas, maternitetin e Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku uruan dy nënat e reja që lindën më 8 mars. Kryeministri Berisha u shpreh se zgjodhi të vizitonte maternitetin në këtë ditë, pasi aty është festa e festave, aty ku gruaja gjeneron jetën dhe i fal të ardhmen kombit. Çifti Berisha i uruan nënat e reja për lindjen e fëmijëve, dhe iu dhuruan buqeta me lule si dhe një tortë për të gjitha nënat që kanë lindur në këtë maternitet ditën e 8 marsit. Më pas Kryeministri Berisha vizitoi ambientet e sallës së re të foshnjave të këtij materniteti si dhe i shoqëruar nga drejtori i Maternitetit, Halim Kosova, bisedoi shkurtimisht rreth projektit të zgjerimit dhe modernizimit të këtij materniteti.