Çifti Pirro Çako e Inva Mula firmosin përfundimisht divorcin
18/07/2009 Nuk është vendosur kujdestaria për djalin 14 vjeç
Çiftit të njohur Inva Mula dhe Pirro Çako pas viteve të martesës, nuk i mbetet gjë tjetër mes tyre vetëm të caktojë se kush do të ketë kujdestarinë e djalit 14-vjeçar. Djali i vogël Anthony, i cili jeton me Inva Mulën në Francë, duhet të vendosë se me kë duhet të jetojë përgjithmonë, si dhe kujt prej prindërve të tij t’i bëjë vetëm disa vizita ditore. Dje në gjykatën e rrethit të Tiranës është zhvilluar seanca e radhës për divorcin e çiftit. Vetë Pirro Çako ka qenë i pranishëm në seancë, ku edhe ka qenë i shqetësuar për lajmin e përhapur mbi divorcin e tij. Ai ka qenë prezent dhe ka hedhur disa pyetje në seancë kurse avokati i sopranos i ka kthyer përgjigjet e përgatitura nga Inva Mula. Në përgjigjet me korrespodencë që i kthente Pirros, Inva Mula i shpjegonte se gjithmonë ka qenë një nënë e mirë dhe është përkujdesur për djalin e saj. Në seancën e radhës gjykata do t’i japë zgjidhje edhe kujdestarisë së fëmijëve. Ndërsa Mulës dhe Çakos nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të firmosin divorcin e tyre. Kërkesa civile për divorcin e çiftit të njohur është depozituar në sekretarinë e gjykatës së rrethit të Tiranës më datën 1 prill të këtij viti nga ana e avokatit të sopranos, Petrit Çomo. Gjyqtarja, e cila po shqyrton çështjen, është Elona Gjoka. Deri më sot janë zhvilluar disa seanca gjyqësore. Në seancën e pajtimit që u zhvillua para disa javësh, ka qenë e pranishme vetë Inva Mula, e cila ka kundërshtuar bashkimin me Pirro Çakon. Ndërkohë që ky i fundit në shenjë “hakmarrjeje”, ka përgatitur pyetjet se kush kanë qenë arsyet e divorcit.