E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti Çelentano në gjykatë

 

Milano: Adriano Çelentano dhe Klaudia Mori kanë ngritur padi penale ne gjykatën e Milanos kundër revistës së mirënjohur italiane "Panorama" për një shkrim të shkruar në vitin 2005 . Shkrimi i titulluar "Portret i familjes në një ferr" është përkufizuar nga Çelentano si një "sulm" i hapur ndaj tij. Çelentano ka rikrijuar ne sallën e gjyqit dhe një pjesë të 'Rockpolitik', programit që ka filluar të shfaqet që në shtator 2005 pas nje seri polemikash. Avokatë të varur nga Pallati i Drejtësisë Italiane dhe deri edhe gjyqtare dhe një numër i madh njerëzish të mbledhur me këtë rast dëgjuan për ti dhënë fund aludimeve të revistës nga goja e vetë Çelentanos "Reth meje e Klaudias ka qenë gjithmonë një dashuri, kemi kaluar një krizë Rreth 20 apo30 vjet më parë por jemi një familje e bashkuar"- bënë të ditur burime të gazetës së mirënjohur italiane "Corriere della Sera".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›