Lule e qirinj te kryeministria për 3 viktimat
TIRANE-Lule dhe qirinj janë vendosur sot në vendin ku u vranë 3 demostruesit para kryeministrisë. Kryetari i Partisë socialiste Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të PS-së kryen homazhe pranë kryeministrisë ku u vranë 3 demonstruesit. Ata vendosën lule në vendin ku u vranë demonstruesit Faik Myrto, 50-vjeç nga Fieri, Ziver Veizi, 48 vjeç nga Gjirokastra, Hekuran Deda nga Dibra.
Në homazhe të cilat u zhvilluan rreth orës 13. 10 minuta merrnin pjesë dhe qytetarë të thjeshtë. E ndërsa Edi Rama vinte lule para kryeministrisë, brenda në godinën e Këshillit të ministrave kreu i qeverisë akuzonte Ramën se “krijoi pucin për të marrë pushtetin me dhunë dhe banda të armatosura”. Gjate homazheve nuk u mbajt asnje fjalim ne respekt te viktimave.
Homazhet u organizuan dhe nga lëvizja “Mjaft”. Homazhe janë kryer dhe nga qytetarë të thjeshtë.
“Nderojmë viktimat. Sot është mirë që të marrim një moment heshtje dhe reflektimi dhe nëpërmjet këtij reflektimi të ndërtojmë të ardhmen”- tha një nga përfaqësuesit e lëvizjes “Mjaft”.
(s.g/BalkanWeb)