Çmimet e karburanteve mbajnë lart nivelin e inflacionit në vend
Në muajin maj niveli i inflacionit ishte 4.2 për qind. Produktet ushqimore pësuan një rënie të lehtë prej sezonit
Ervin Koçi
Kostoja e jetesës në vend vazhdon të mbetet akoma e lartë si pasojë e çmimeve që nuk kanë njohur ulje as gjatë muajit maj, me gjithë shtimin e prodhimit vendas. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë majit inflacioni ka arritur nivelin e 4.2 për qind, ku shkak për këtë është bërë çmimi akoma i shtrenjtë i hidrokarbureve. Krahasuar me një muaj më parë ky tregues ka pësuar një rënie të lehtë prej 0.2 përqindësh, për shkak të futjes në treg të prodhimit bujqësor vendas i stimuluar prej sezonit veror. Ndërkohë që kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë, inflacioni është rritur me 2.8 për qind. Ndikimin më të madh në nivelin e lartë të inflacionit e kanë dhënë karburantet, ku gjatë muajit maj, çmimi i naftës është rritur me 6.1 për qind dhe ai i benzinës me 4.3 për qind. Si rrjedhim, janë rritur ndjeshëm çmimet në transport si dhe kostoja e një pjese shërbimesh dhe produktesh që kanë lidhje të drejtë për drejtë me to. Ndërkohë produktet ushqimore kanë pësuar një rënie të lehtë, kryesisht fruta-perimet për shkak të futjes në treg të prodhimeve vendase. Por gjithsesi, inflacionit dhe gjatë muajit maj mbeti mbi objektivin maksimal të vendosur nga Banka e Shqipërisë.
Hidrokarburet
Kostoja e jetesës nga rritja e çmimit të naftës gjatë muajve të parë të vitit 2008 u rrit me 0,5 për qind. Çmimet e shërbimeve apo deri diku dhe të transportit, janë ndikuar nga rritja e çmimeve të naftës, duke shtuar mesatarisht me 0,5 pikë përqindjeje rritjen vjetore të kostos së jetesës, në muajt mars e prill të vitit 2008. Ndërkohë, indeksi i nëngrupit ”Transport” shënoi një rritje 1.9 për qind, edhe gjatë muajit maj, duke pasur një ndikim 0.1 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Gjatë muajit maj çmimi i naftës shënoi një rritje 6.1 për qind dhe çmimi i benzinës në rritje prej 4.3 përqindësh. Çmimet e transportit interurban gjatë këtij muaji u rriten me 2.3 për qind.
Indeksi
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin maj 2008 arriti 101.0 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 1.0 për qind krahasuar me muajin e kaluar. Sipas INSTAT-it, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një ulje 2.7 për qind, me një ndikim prej -1.0 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 19.6 përqindësh vërehet në nëngrupin “zarzavate dhe patate”. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të kastravecave me 50.9 për qind, domateve me 34.6 për qind, specave me 26.4 për qind, patëllxhanëve me 19.3 për qind dhe patateve me 11.0 për qind. Indeksi në nëngrupin ”vajra dhe yndyra” shënoi një ulje prej 0.5 për qind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të vajit të gatimit me 1.7 për qind. Edhe indeksi i nëngrupit ”qumësht, djathë e vezë” shënoi një ulje 0.1 për qind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të vezëve me 4.4 për qind. Gjatë muajit maj çmimet në disa nëngrupeve të tjera të grupit të ushqimeve shënuan një rritje, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet, “bukë dhe drithëra” me 1.2 për qind, ”peshk”, 0.1 për qind, ”mish” 0.1 për qind ”fruta” 0.1 për qind etj. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.3 për qind, duke pasur një ndikim prej -0.01 për qind në totalin e ndryshimit mujor.
10 Qershor 2008