Çmimet e karburanteve, pesë javë pa asnjë ndryshim

Çmimet mesatare të karburanteve në Tiranë vazhdojnë të jenë të pandryshuara që prej pesë javësh, duke mbetur në të njëjtat kuota: 1 litër naftë 100 lekë, 1 litër benzinë dhe 1 litër Euro Diezel nga 105 lekë, ndërsa në tregjet botërore, tendenca e rënies së çmimit të naftës ka ecur tatëpjetë. Ulja e fundit e çmimeve të karburanteve me 5 lekë/litër të karburanteve këtë vit ndodhi në 12 janar, një ulje e barabartë me atë të dfundvitit 2008, po me 5 lekë/litër. Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulta dhe sot (16 shkurt), një fuçi nafte u shit 37,5 dollarë, nga 46 dollarë për fuçi në fillim të këtij viti.
...