E Diel, 1 Nëntor 2026

Industritë përpunuese, rriten çmimet e 3-mujorit e dytë 2008

Çmimet e disa produkteve që prodhohen nga industritë përpunuese kanë pësuar rritje gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2008. Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2008, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 111.5 për qind, duke shënuar një rritje prej 1.3 për qind kundrejt tremujorit të parë 2008. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 7.4 për qind. Industria nxjerrëse shënoi një ulje me 0.1 për qind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në aktivitetin: “Nxjerrja e produkteve joenergjetike” me 0.7 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 1.6 për qind. Brenda kësaj industrie mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetin “Industria ushqimore” me 0.9 për qind, “Industria tekstile” me 3.0 për qind, “Rafinimi dhe koksifikimi i naftës” me 6.7 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 109.9 për qind, duke shënuar një rritje prej 1.5 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2008. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetet “Industria ushqimore” prej 2.8 për qind, “Industria tekstile dhe veshjeve” prej 2.6 për qind, “Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve” prej 6.6 për qind. Indeksi i Çmimeve të Eksportit (viti 2005 = 100) arriti 112.9 për qind, duke shënuar një ulje prej 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›