E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Luftë' në qendër të Pejës, 5 të arrestuar

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 20:51

Një person është lënduar si rezultat i përleshjes ndërmjet dy grupeve të personave të mërkurën pasdite në qendrën e qytetit të Pejës, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Zyrtari për media në Policinë rajonale të Pejës, Zeqir Kelmendi, ka thënë se rreth orës 15.00 të ditës së mërkurë pas një fjalosje në mes të disa personave për motive ende të panjohura, janë përdorur armët e zjarrit.

“Nga të shtënat një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Njësitë policore kanë arrestuar pesë persona të dyshuar nga Peja, dhe për momentin janë konfiskuar dy arme të zjarrta, pistoleta, të cilat dyshohet se janë përdoru në këtë incident”, tha Kelmendi.

Sipas burimeve jozyrtare bëhet e ditur se sherri ka plasur në mes të pronarëve të kazinove në mes të “Play 4 Win” dhe “Kayot”, ku përleshja kishte filluar në hotel Dukagjini” në qendër të qytetit e më pas kanë dalë në rrugë, me ç’rast ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku qytetarët e pranishëm në rrugë janë lemerisur.

Rasti është duke u proceduar nga hetuesit e stacionit policor të Pejës./kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›