"Bota rrotullohet rreth Diellit, ne rrotullohemi rreth vetes"
Çdo lider ka vendin në kohë dhe Atdheun e vet. Por, për fat të keq, liderët në Shqipëri nuk kanë as kohë as vend. Në Shqipëri, absolutisht nuk ka lider. Kur gjithë bota rrotullohet rreth Diellit, ne rrotullohemi rreth vetes si kali në lëmë; patjetër, duke na goditur me kërbaç! Asnjë program nuk realizohet, vazhdimisht popullit i tregohen përralla, natyrisht për ta vënë në gjumë. Gjithë bota përpiqet dhe mendon çfarë të bëjë pas buke, ndërsa ne jemi të zënë me problemin e kores së bukës dhe një herë në katër vjet se si të zhvatim vota. Autoret e kësaj situate, kanë 20 vjet që dëshmojnë paaftësinë e tyre.