E Shtunë, 31 Tetor 2026

"I ka përkëdhelur shumë Shqipëria e varfër këta tipa!"

E kam parë shpesh Nanon në rrugët e Tiranës, të bredhë me makina luksoze dhe me eskortë. Një miku im më shpjegoi se në ditët e fundit të pushtetit, ai nënshkroi një urdhër që lejonte Kryeministrat kur linin detyrën, të kishin të drejtën e eskortës së paguar nga shteti. Unë e kuptoj fare mirë tendencën e Nanos për t'i rënë qylit në kurriz të buxhetit të një vendi të varfër, sepse e ka dëshmuar veten çfarë soji është, por ajo që më habit është hipokrizia e Berishës. Ky flet vazhdimisht për qeveri në dietë, shkurtime andej e shkurtime këndej dhe nga ana tjetër nuk anulon një urdhër, për mendimin tim absurd në përgjithësi, por sidomos për Nanon në veçanti. Pse duhen bërë gjithë këto shpenzime për eskorta e për makina? I ka përkëdhelur shumë Shqipëria e varfër këta tipa!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›