E Diel, 1 Nëntor 2026

"E nesërmja do të tregojë se ku ishim dhe pse nuk u ndalëm"

Në ditët e shkuara u mundova që të specifikoja një fenomen që po ndodh në Kosovë dhe nuk po vërehet fare. Ndoshta edhe për faktin se Kosova ka probleme të shumta të pazgjidhura dhe shumë aspekte të shoqërisë kosovare mbesin në harresë. Kam shtruar çështjen e ikjes së trurit nga Kosova dhe atyre që janë në Kosovë e që nuk gjejnë shprehje të tregojnë vitalitetin dhe aftësitë shkencore në lëmit e caktuara.
Me këtë dukuri tani nuk do të ndalem sepse e nesërmja do të tregoj së ku ishim dhe pse nuk u ndalëm më herët që të marrim hapa konkret në fuqizimin e superstrukturës, që paraqet edhe elitën shkencore të një populli. Ecja gjendet pikërisht në këtë mes. Ndaj dukurive në Kosovë veprohet me inercion dhe ky inercion për pasojë ka zhvillimin dhe prosperimin e vendit apo thënë shkurt, ndikon në bllokimin e fuqisë edhe integruese dhe jetës më të mirë. Ndryshimet e tanishme dhe angazhimet e z.Thaçi, takimet në Bruksel, japin mesazhin e qartë. Kosova dhe institucionet e saj, në krye me z.Thaçi do të kenë mbështetje të fuqishme, por duke thelluar ndryshimet në institucione dhe të përgatitur në mënyrë të dinjitetshme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj sa më shpejt. Kjo dhe merr tani angazhime. Çfarë angazhimesh do të shihen në ditët e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›